LAÇ- Dy shtylla të tensionit të lartë 110 KV janë rrëzuar në hyrje të Laçit në mënyrë të qëllimshme. Siç tregojnë pamjet, vidat që mbanin të lidhur strukturën e hekurt janë hequr duke sjellë rrëzimin e saj!
Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar Sander Nezhën, 57 vjeç, banues në Laç, Kurbin, si autorin që ka vjedhur elementet lidhëse të dy shtyllave të tensionit të lartë.
57-vjeçari dyshohet se ka shkatërruar dy shtylla elektrike që bëjnë shpërndarjen e energjisë elektrike në disa zona në Laç dhe Lezhë, duke i vjedhur elementet lidhëse (si pllakat e bullonat), ku si pasojë janë rrëzuar shtyllat elektrike dhe ndërprerë furnizimi me energji elektrike në këto zona.
Për pasojë të kësaj situate disa fshatra në Kurbin janë pa energji elektrike dhe nuk dihet se kur situate do të normalizohet! Ndërkohë në terren kanë mbërritur punonjësit e OST të cilët kanë nisur ndërhyrjen.
Kafsheria politike e injoranteve vazhdon.
Përgjigju