Anila Denaj

Politikë

Denaj takim me operatorët turistike: Ta bëjmë Sarandën qytet me turizëm gjithëvjetor

5 Prill 2021, 14:29| Përditesimi: 5 Prill 2021, 14:33

  • Share

Kandidatja me nr. 4  për Qarkun e Vlorës, për Partinë Socialiste, Anila Denaj, zhvilloi një takim me operatorët turistike ku diskutuan mbi problematikat dhe avantazhet që ka qyteti i Sarandës.

"Zgjodhëm anijen dhe detin, të zhvillonim një takim me përfaqësues të operatorëve turistikë, agjencive detare e hoteliere në Sarandë, për të folur për turizmin aty ku ai merr vlerë.

Me Ben Çipën, kryetarin e shoqatës dhe kryetarin e Bashkisë ndamë problematikat dhe aspektet e zhvillimit të sektorit, në prag të fillimit të sezonit dhe vizionin për ta bërë Sarandën një qytet me turizëm gjithëvjetor, " shkruan Denaj në rrjetet e saj sociale.

'Do të jemi të kordinuar mes pushtetit lokal, Qeverisë dhe sipërmarrjeve turistike që të zgjidhim problematikat, para hapjes  së sezonit turistik',- tha Denaj, e cila si kandidate për deputete e kësaj zone, ku  premtoi, se mbetet e angazhuar, dhe do të jetë në mbështetje të sipërmarrjes, me qëllim lehtësimin dhe promovimin e tyre edhe në mandatin e 3 të Partisë Socialiste.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?