Ervin Salianji

Dënimi i Salianjit, PD u dërgon dosjen kancelarive dhe mediave të huaja: Vendimi i Apelit politik

28 Shtator, 15:30| Përditesimi: 28 Shtator, 22:30

  • Share

TIRANË- Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji, me vendim të formës së prerë, sipas së cilit duhet të vuajë 1 vit burg për kallëzim të rremë, Partia demokratike i është drejtuar kancelarive në botë, Kongresit amerikan apo edhe mediave të huaja.

Zyra e shtypit e PD, njofton se kanë dërguar dosjen për Salianjin, ndërsa akuzojnë se dënimi i ligjvënësit demokrat nga Gjykata e Apelit ka motive politike.

Në 15 pika, sipas PD, shpjegohet momenti i denoncimit në vitin 2018, e deri në dënimin e marrë tani për dosjen Babale. Po ashtu, PD vijon me akuzat ndaj trupës gjykuese.

"Vendimi politik për burgosjen e opozitarit Ervin Salianji u bë nga trupa gjykuese, e përbërë nga gjyqtarët Genti Shala dhe Iliba Bezati. Genti Shala është ish-përfaqësues politik i Partisë Socialiste në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dhe kandidat për anëtar i Gjykatës së Lartë, ku dihen lidhjet e forta të Fatmir Xhafajt", thuhet në njoftimin e PD për mediat.

Trupa gjykuese e gjykatës së Apelit e përbërë nga Elona Toro, Genti Shala dhe Iliba Bezati me një votim unanim lanë më 26 shtator në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës të 18 dhjetorit 2019 e cila shpallte fajtor Salianjin për ‘kallëzim të rremë’ lidhur me për audio-përgjimin e dosjes Babale dhe e kishte dënuar me 1 vit burg. Në audio përgjim pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.

Ashtu si Salianji, opozita në kor akuzuan trupën gjyqësore për vendim që i shpall luftë Partisë Demokratike edhe pse 2 nga 3 gjyqtarët, ishin në trupën gjykuese që i dhanë vulën në qershor Sali Berishës.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?