42 vite burg për 10 kultivues në Shkodër, 8 lirohen, njëri u vra për pazaret e drogës, ja si funksiononte (Detajet+Emrat)

26 Shtator 2018, 13:00| Përditesimi: 26 Shtator 2018, 16:54

  • Share

Gjykata e Apelit në Shkodër ka dënuar me 42 vite 5 muaj burg 10 persona të akuzuar si kultivues të bimëve narkotike canabis sattiva, 8 të tjerë janë dënuar me 28 vite e 8 muaj burg por janë lënë të lirë me kushtin që për 4 vite të mos kryejnë vepër penale ndërsa një tjetër është shpallur i pafajshëm dhe për një tjetër shtetas është pushuar çështja pasi është ndarë nga jeta.

Në këtë mënyrë pas operacionit të policisë “Early Spring” me 28 shkurt të vitit të kaluar ku në total u arrestuan 27 persona të dyshuar si bashkëpunëtor në kultivimin e bimëve narkotike në Dukagjin gjykata e apelit në Shkodër ka dhënë vendimin e formës së prerë për 19 shtetas ndërsa për 7 të tjerë vijojnë ende gjyqet. Në total sipas vendimit të gjykatës së shkallës së parë janë 31.386 rrënjë canabis të asgjesuara nga policia e Shkodrës në 166 parcela gjithsejt pëmes 28 aksioneve të ndryshme gjatë periudhës 28 qershor-28 shtator 2016. Para arrestimit për disa muaj me radhë këta persona të dënuar janë përgjuar nga prokuroria dhe policia dhe më pas është vepruar përmes kontrolleve në terren duke gjetur edhe parcelat me drogë në Dukagjin.

DENIMET
Gjin Lushi, me detyrë kryeplak i fshatit Xhan në njësinë Pult është dënuar me 5 vite burg
Dritan Lisaj me detyrë kryeplak i fshatit Mgullë në njësinë Pult është dënuar me 4 vite burg
Fatmir Ara me 4 vite burg, Gëzim Çakaj me 4 vite burg
Emiljan Qeftaj me 4 vite burg, Rinaldi Qefataj me 4 vite burg
Pllumb Shpati me 4 vite burg, Luvigj Shpati me 4 vite burg
Benard Bungaja me 4 vite burg
Nikë Bashi me 4 vite burg

Llesh Qeftaj, Nikë Qeftaj dhe Mark Bashi janë dënuar me 4 vite burg por janë lënë të lirë me kusht që për 3 vitet e ardhshme të mos kryejnë vepër penale. Gjon Ndresaj, Mentor Bungaja, Gjovalin Gavrilaj, Ndoc Papshaj dhe Ndok Bregu janë dënuar me 3.4 vite burg me kusht që 3 prej tyre për 4 vite të mos kryejnë vepër penale dhe dy të tjerë e kanë këtë kusht për dy vite. Apeli në Shkodër shpalli të pafajshëm Dedë Koçekun ndërsa është pushuar çështja për Angjelin Shkambin i cili u vra me 17 dhjetor të vitit të kaluar dhe një prej pistave të kësaj vrasjeje është edhe një borxh për shkak të pazareve të drogës.

Përveç këtyre personave për të cilët është dhënë dënimi i formës së prerë për 7 të tjerë do të nisin seancat gjyqësore në gjykatën e apelit pasi që në shkallën e parë për ta është veçuar çështja në gjykim. Bëhet fjalë për Ardian Locin me detyrë shofer tek FNSH-ja e Shkodrës dhe Nikë Lamin, Alfred Rripaj, Pal Dushku, Pllumb Dushku, Gjokë Gjergji dhe Gjon Kodraj.

SKEMA SI FUNKSIONONIN
Në vendimin që ka dhënë gjykata e shkallës së parë vërehet se mes këtyre 27 shtetasve të përfshirë bashkëpunimi nuk është i përhershëm për një ose disa parcela të mbjellë me cannabis sattiva, por një bashkëpunim sipas nevojave të ndersjellta të të pandehurve, ku secili, ose një grup i vogel prej tyre, kishin parcelat e veta por jepnin ndihmesën dhe për parcelën, ose parcelat, e një të pandehuri tjetër ose grupi tjetër. Pra ishte krijuar një lloj ekonomie bujqësore që shfrytëzonte toka të siguruara në territore me pronësi shtetërore (mes pyjeve dhe livadheve) e bazuar në kultivimin e bimëve narkotike, ku shprehet një lloj bashkëpunimin i vecantë mes kultivuesve për ndihmë të ndërsjelltë, që konsistonte në sigurimin e fidanëve, vendosjen e një farë rregulli për shfrytëzimin e burimeve ujore (shumë e domosdoshme në kultivimin e bimëve narkotike),ruajtjen e parcelave nga demtimet, kembimin e informacioneve mes tyre, sidomos të levizjeve te policisë në zonë.

Madje ato bashkëpunonin për të siguruar edhe informacion nga policia dhe shperndarjen e këtij informacioni tek të gjithë kultivuesit. Vihet re kjo nga pergjimet, jo vetëm tek përmbajtja e tyre, ku duket qartë bashkëpunimi spontan dhe sipas nevojave të rastit, por edhe fakti që janë të gjithë të pandehurit që komunikojnë njeri me tjetrin , direkt ose indirekt. Këta të pandehur kanë bashkëpunuar mes tyre që në ndarjen e zonave, në gjetjen e farave, në kultivimin e bimëve dhe në ujitjen e tyre, në ndarjen e rradhës për ujitje dhe të punëtorëve dhe ndarjen e mjeteve të ujitjes, burimeve, zorrëve, pompave të ujit dhe xheneratorëve, etj, dhe po nga këta të pandehur është bërë edhe ruajtja e parcelave, si dhe komunikimet mes tyre në ruajtjen nga policia si të parcelave dhe ashtu edhe të bashkëpunëtorëve në mënyrë që të mos i gjendeshin sende të kundraligjshme në banesa dhe në vendet ku qëndronin dhe mos gjetjen e bashkëpunëtorëve dhe punëtorëve të paguar prej tyre. Sipas gjykates kjo e bën, në të shumtën e rastëve, shumë të veshtirë ose të pamundur identifikimin e përkatësisë së sipërfaqes së kultivuar por del qartë dhe pa asnjë dyshim se të gjithë të pandehurit janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në përgjimet që kanë personat që u dënuan nga gjykata e apelit dhe të tjerët që janë në gjykim në disa raste bashkëpunonin për të shitur kilogramët e canabisit pasi e prodhonin apo ndihmonin njëri-tjetrin në ruajtjen e parcelave. Gjatë bisedave këshillonin njëri-tjetrin që në disa raste të qëllonin me armë ndaj policisë kur efektivët shkonin për të asgjesuar parcelat apo kishin dyshime për dekonspirim mes të njohurve të përbashkët ose në disa raste jepnin siguri për mbrojtje nga policia për parcelat e tyre. Pas hetimit disa mujor, më pas asgjesimit të 166 parcelave me gati 32 mijë rrënjë cannabis sativa, fillimisht gjykata e shkallës së parë dha vendimit dhe më pas gjykata e apelit në Shkodër përmes formës së prerë dënoi 42 vite 10 shtetas dhe 28 vite 8 të tjerë duke i lënë të lirë me kushtin që të për 4-5 vite të mos kryejnë vepër penale.

Vendimi i gjykates se Apelit
1.Angjelin Shkambi – Pushohet çështja
2.Dedë Koçeku – I pafajshëm
3.Gjin Lushi – 5 vite burgim
4.Dritan Lisaj – 4 vite burgim
5.Fatmir Ara – 4 vite burgim
6.Gëzim Çakaj – 4 vite burgim
7.Emiljan Qeftaj 4 vite burgim
8.Rinaldi Qeftaj 4 vite burgim
9. Pllumb Shpati 5 vjet e 4 muaj
10.Luvigj Shpati 4 vite burgim
11.Benard Bungaja 4 vite burgim
12.Nikë Bashi 4 vite burgim
13.Llesh Qeftaj 4 vite i dënuar me kusht që për 3 vite të mos kryej vepër penale
14.Nikë Qeftaj 4 vite i dënuar me kusht që për 3 vite të mos kryej vepër penale
15.Mark Bashi 4 vite i dënuar me kusht që për 3 vite të mos kryej vepër penale
16.Gjon Ndresaj – dënohet me 3.4 vite me kusht që për 4 vite të mos kryej vepër penale
17.Mentor Bungaja dënohet me 3.4 vite me kusht që për 5 vite të mos kryej vepër penale
18.Gjovalin Gavrilaj dënohet me 3.4 vite me kusht që për 5 vite të mos kryej vepër penale
19.Ndoc Papshaj dënohet me 3.4 vite me kusht që për 4 vite të mos kryej vepër penale
20.Ndok Bregu dënohet me 3.4 vite me kusht që për 4 vite të mos kryej vepër penale

Vazhdon gjykimi në gjykatën e apelit për:
1.Ardian Loci
2.Nikë Lami
3.Alfred Rripaj
4.Pal Dushku
5.Pllumb Dushku
6.Gjokë Gjergji
7.Gjon Kodraj

Në total të dënuar 10 persona 42 vite e 5 muaj burg
8 persona të dënuar me 28 vite e 8 muaj me kusht që të mos kryejnë vepër penale për 4-5 vite,
7 persona vijon gjykimi në apel, 1 person pushohet çështja, 1 person i pafajshëm
Në total 31.386 rrënjë të asgjesuara në 166 parcela në 28 aksione policie në periudhën 28 qershor -28 shtator 2016

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fredi: 26/09/2018 13:13

    Epo keshtu ka lezet! Duhet ndjekur shembulli i Gjykstes se Shkodres. Hashashi eshte plage vdekje prurese per shoqerine. Ai pasuron vetem kriminelet dhe jo fshataret e thjeshte qe e kultivojne nga halli. Me keto denime tani boset e vertete le te shkojne ti mbjellin vete parcelat po jua mbajti ose do jene te detyruar te ekspozohen. Droga pjell krim, vrasje, vrases me pagese, padrejtesi sociale, dhune dhe shkatrim familjesh. Asnhe e mire nuk vjen prej saj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?