Fabriozio Zika dhe Elmaz Idrizi

Dënohen me burg 2 shqiptarët në Britani, kultivuan kanabis me vlerë 415 mijë paund (EMRAT+FOTO)

23 Qershor, 15:44| Përditesimi: 23 Qershor, 15:49

  • Share

BRITANIA E MADHE – Dy shqiptarë janë dënuar me nga 2 vite e 4 muaj burg nga Gjykata e Kurorës së Northampton pasi u kapën në një shtëpi bari.

Fabriozio Zika, një hidraulik 27 vjeç dhe Elmaz Idriz, punëtor ndërtimi 28-vjeçar, u kapën në flagrancë nga policia në një shtëpi 3 katëshe në Headlands, ku ishte kultivuar kanabis me vlerë 415 mijë paund.

Sipas mediave britanike, shqiptarët kanë dëshmuar se arsyeja e përfshirjes në këtë veprimtari kriminale ishte për të shlyer borxhet që u kishin bandave të cilët i kanë ndihmuar për të hyrë ilegalisht në tokën angleze.  

Zika dhe Idrizi u kapën brenda shtëpisë së barit në 23 maj të këtij viti rreth orës 9 të mëngjesit.

Në shtëpinë e barit për të cilët kujdeseshin dy shqiptarët policia gjeti 488 bimë kanabisi, si dhe mjete të shumta për rritjen në mënyrë artificiale të bimëve narkotike.

Përllogaritet se këto bimë kanabisi do të prodhonin për konsum rreth 83 kilogramë kanabis.

 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?