Davide Pecorelli është dënuar sot me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Juridksionit të Përgjithshëm me 9 muaj e 10 ditë burg, për 3 vepra penale.
Për veprën penale të mashtrimit, italiani është shpallur i pafajshëm, akuzë për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e shpalli fajtor në prill të këtij viti, duke e dënuar me 5 vite burg. Apeli dënoi biznesmenin italian për 3 veprat e tjera penale: dhunim i varreve, kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror dhe shkatërrim i pronës me zjarr. Dënimin për ketë të fundit, Apeli e uli në 6 muaj burg, nga 8 që i kishte dhënë gjykata e Shkodrës.
Në total, për 3 vepra penale, biznesmeni italian u dënua sot me 14 muaj burg, por per shkak te gjykimit te shkurtuar, u aplikua ulja e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundmisht me 9 muaj e 10 ditë burg, afat të cilin e ka shlyer në paraburgim, ku ndodhej prej 8 majit të këtij viti, ndaj dhe u lirua nga qelia.
Gjykata e Shkodrës e dënoi me 4 vite burg Davide Pecorellin më 3 prill të këtij viti, pasi inskenoi vdekjen e tij në Shqipëri në janar të vitit 2021
Në tetor 2022 prokuroria e Pukës mbylli hetimet dhe e akuzoi për 5 vepra penale, "Mashtrim" në bashkëpunim, "Dhunimi i varreve" "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" e "Shkatërrimi i pronës me zjarr". Ndaj tij prokuroria kërkoi tetë vite burg por gjykata e dënoi me 4 vite.
Davide Pecorelli është ekstraduar nga Italia në Shqipëri më 8 maj. Biznesmeni italian u zhduk në janar të 2021 Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore.
E teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare u ngritën në këmbë për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator të po atij viti, ai u gjet shëndoshë e mirë. Kur të gjithë e dinin të vdekur, biznesmeni italian Davide Pecorelli, u shfaq në një gomone pranë ishullit Montecristo, duke tronditur jo pak e duke sjellë me vete edhe 'historinë' se ku kishte qenë dhe çfarë kishte bërë përgjatë 9 muajve që ishte shpallur i zhdukur. "Po kërkoja një thesar" tha ai, deklaratë që habiti jo pak, thuajse aq sa edhe rishfaqja e tij.
Komente
