Presidenti izraelit Isaac Herzog dhe Angelina Jolie
Në një intervistë ekskluzive me Piers Morgan, Presidenti izraelit Isaac Herzog rrëfeu tmerrin e sulmit terrorist të Hamasit të 7 tetorit, kërcënimet ndaj hebrenjve në mbarë botën dhe kundërsulmin e pamëshirshëm të Izraelit pas “mizorisë më të keqe që ka pësuar ndonjëherë nje komb”
Ai foli edhe personalisht për Angelina Jolie e cila së fundmi i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërhyjë në luftë e vazhdueshme në Gaza, raporton New York Post.
Aktorja e njohur, e dërguar speciale për Komisionerin e Lartë të OKB-së për Refugjatët, akuzoi Izraelin për kryerjen e krimeve të luftës duke bombarduar qëllimisht një popullsi të bllokuar pa pasur mundësi që të shpëtojë.
“I kundërshtoj plotësisht akuzat e saj. Unë mendoj se ajo nuk ka qenë kurrë në Gaza…. për të vizituar dhe parë ngjarjet në terren. Në Gaza tani ka një luftë, por nuk ka krizë humanitare që nuk i lejon njerëzit të mbijetojnë. Angelina Jolie nuk i ofron popullit izraelit asnjë mundësi për të mbrojtur veten duke thënë atë që thotë. Dhe Gaza është një burg jo për shkak të Izraelit. Izraeli u tërhoq nga Gaza. Gaza është një bazë iraniane plot me terroristë. Ndoshta rezultati i kësaj lufte do t’i lejojë njerëzit e Gazës që meritojnë një jetë të mirë të denjë, ta gëzojnë atë nën një regjim tjetër që do të lejojë lëvizjen drejt paqes. Do të më thoni sigurisht që nuk është faji i qytetarëve. Mirë, nëse civilët nuk janë fajtorë, atëherë ju lutemi lejoni Izraelin t’i çrrënjosë këta terroristë“, tha Herzog.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Goditet autokolona humanitare e Kryqit të Kuq! SHBA: Jo ripushtimit të Rripit nga Izraeli, Gaza do të mbetet palestineze
S.S/ReportTv.al