Kronikë

Denoncimi se në Apelin e Vlorës duhen 300 mijë lekë për një datë gjyqi, reagon gjyqtarja: Avokatja ka mashtruar klienten e saj, kam bërë kallëzim penal

21 Shtator 2021, 20:59| Përditesimi: 21 Shtator 2021, 21:13

  • Share

Kryetarja e Gjykatës së Apelit në Vlorë, Iliba Bezati ka reaguar pas denoncimit të bërë në media se punonjësit e kësaj gjykatë në bashkëpunim me avokatë-seksere, kanë vendosur çmime për shërbimet deri në 300 mijë lekë, për caktimin e një date gjyqi.

Në denoncimin e bërë nga qytetarja në një emisioni investigativ, shihet avokatja Dhurata Sulaj në një kafe ku i kërkon 300 mijë lekë qytetares që t'i caktojë një datë për gjyqin dhe për t'ja përshpejtuar. Kryetarja e gjykatës, Bezati në një reagim për mediat, thotë se me anë të veprimeve të kundraligjshme për të shtënë të ardhura nga shtetësja Daniela Zeka dhe duke përdorur personalitetin e gjykatës me anë të paraqitjes se fakteve të pavërteta, Dhurata Sulaj ka konsumuar vepren penale te mashtrimit.

Gjyqtarja thekson se mashtrimi është kryer në mënyrë të kundërligjshme duke përdorur gënjeshtrën, ndërkohë që shton se ka depozituar kallëzim për faktin penal. Bezati kujton se avokatja ka qenë dënuar dhe deklaruar fajtore më parë për korrupsion aktiv dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

'Pra kjo shtetase e cila ushtron profesionin e avokates ka gënjyer ne lidhje me faktin se per cfarë i duheshin leket të cilat i ka marrë nga klientja e saj, pasi qëllimi  ka qënë që këto lekë ti merrte per vete, por duke parashtruar fakte të pavërteta, duke pretenduar që destinacioni përfundimtar i tyre do të ishte gjykata. Ndërkohë që ashtu sic vërtetohet edhe nga sa kemi shpjeguar me siper gjykata ka ushtruar funksionet e saj konform parashikimeve ligjore.

Kam depozituar kallezim per faktin penal dhe jam e  gatshme  për bashkepunim të ngushte me agjencite ligjzbatuese per zbulimin e autoreve pergjegjes, me qellim ndeshkimin e tyre per kryerjen e veprave penale te shpifjes, korrupsionit aktiv, ushtrimit te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike, vjedhjes me mashtrim si dhe ndaj cdo individi qe prej hetimeve do të rezultojë se ka perfituar ne menyre te parregullt dhe ka vjedhur nepemjet mashtrimit qytetaret  si dhe per parandalimin në të ardhmen të ketyre veprave.'- thekson gjyqtarja në njoftimin për mediat.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetari: 22/09/2021 10:33

    Te arrestohet gjukatsja bandite menjeher pasi perben rrezik te madh ne komunitet..rrugacja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?