Foto e postuar nga Rama

Politikë

‘Denonco Kadastrën’, Rama prezanton platformën e re: Brenda mandatit do të zgjidhë hallet e qytetarëve për pronat

2 Nëntor 2021, 11:43| Përditesimi: 2 Nëntor 2021, 12:06

  • Share

‘Denonco Kadastrën’, është platforma e re që ka prezantuar kryeministri Edi Rama i cili fton qytetarët që tashmë të denoncojnë në kohë reale korrupsionin në lidhje me pronat.

Sipas Ramës, revolucioni Digital i Kadastrës, brenda këtij mandati do të zgjidhje hallet e qytetarëve dhe se falë përfundimit të inventarizimit digjital të pronave dhe mbylljes definitive të sporteleve, duhet të shoqërohet ndërkohë me rritjen e presionit Anti-korrupsion mbi Kadastrën.

‘Revolucioni Digital i Kadastrës, që brenda këtij mandati do të zgjidhë më në fund hallet e qytetarëve me këtë shërbim, falë përfundimit të inventarizimit digjital të pronave dhe mbylljes definitive të sporteleve, duhet të shoqërohet ndërkohë me rritjen e presionit Anti-korrupsion mbi Kadastrën. Dritarja e re "Denonco Kadastrën" tek Shqiperiaqeduam.al do të lidhë në kohë reale çdo ankues me ministrin e Drejtësisë dhe Rrjetin Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë.’- shkruan Rama.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arber: 02/11/2021 17:21

    Spotelet e Kadastres duhet te mbyllen nje ore e me pare .Jane vetem kontakte me seksere . Gjithashtu sportelet e postes nuk kane pse te jene prane Zyrave te kadastres .Sherbimi postar ofrohet prane Postes dhe u heq mundesine punonjesve te kadastres qe te abuzojne me qytetaret.Komunikimi me kete Institucion duhet te jete vetem onlione dhe i dokumentuar.

    Përgjigju
  • MINUSHE: 02/11/2021 14:57

    jo kemi denoncuar por kemi kerkuar zgjidhje ligjore per pronen e mbivendosur dhe nuk japin asnje zgjidhje ato te ASHK (kadastra e famshme). Shko ne gjyq thote. Po pse te shkoje pronari ne gjyq nderkohe qe token ja mbivendosen me ligjet e shtetit (7501) dhe tani bejn nje ligj qe cdo pronar te shkoj ne gjyq per mbivendosjet??? Ky eshte denoncimi qe duhet bere dhe cfare zgjidhje ka??? ASHK (ish hipoteka) institucioni qe mbetet me I korruptuari ne shqiperi

    Përgjigju
  • Piku: 02/11/2021 13:49

    Hape portalin e ankesave per doganen dhe do degjosh çudira. Menlejen dhe dijenine tende bubazheli doganave me 4 hajdutat po ben namin gjoja duke realiziar planin me naften e Kastratit vetem e vetem per te shtyre edhe ca dit me krye te xhepistave. Hape zoti Rama dhe do habiteni kur tju thone se fermat e bircoinave pervec te tjereve ka dhe zarinyt nebdogane. Jo pk por afersisht 2000 apratura ne Tirane. Klb.

    Përgjigju
  • Fredi: 02/11/2021 13:28

    Dmth i keni kry punet, i keni marre cka u duhet nga jugu, ose jeni ne linje per ti marre se shpejti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?