Freskida Rapo dhe Ed Paloka

Politikë

Denoncoi se i kishin falsifikuar firmën te formulari i Berishës, Anëtarja e Kuvendit Kombëtar të PD kërkesë Palokës: Më vër në dispozicion formularin

25 Nëntor 2021, 11:03| Përditesimi: 25 Nëntor 2021, 12:56

  • Share

Anëtarja e Kuvendit Kombëtar të PD-së, Freskida Rapo pasi denoncoi se i kishin falsifikuar firmën te formulari i Sali Berishës për thirrjen e Kuvendit më 11 dhjetor, i ka kërkuar kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Palokës që ti' vërë në dispozicion formularin.

Ditën e djeshme, Rapo tregoi falsifikimin me firmën e saj, duke akuzuar drejtpërdrejtë Agron Shehajn, se e kishte marrë në telefon për verifikim dhe pavarësisht se ajo i kishte thënë se nuk kishte firmosur, Shehaj nuk kishte thënë asgjë.

Ky i fundit shkoi në zyrën e Palokës për verifikimin e firmave për thirrjen e Kuvendit më 11 dhjetor, teksa deklaroi se 98% e tyre me të cilët kishte folur, kishin konfirmuar plotësimin e formularit. Sipas Rapos, gjatë bisedës në telefon, Shehaj i kishte thënë që të bëjë denoncimin në prokurori.

Ora 09:17
Delegatja tregoi se i falsifikuan firmën në ‘Foltoren’ e Berishës, reagon Garo: Vetëm 2 ishin të pakonfirmuara dhe i hoqëm nga lista

Zëdhënësja e Sali Berishës për Foltoren, Floriana Garo, ka kthyer një përgjigje lidhur me pretendimet e një delegateje se firma e saj ishte falsifikuar pasi nuk kishte plotësuar formularin për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar më 11 Dhjetor.

Garo u shpreh se  nga 100 delegatët që verifikoi Agron Shehaj për degët 5 dhe 7 në Tiranë, vetëm dy prej tyre nuk kanë konfirmuar firmosjen e formularit, dhe të dy emrat janë hequr nga lista, ndërsa shtoi se po bëhet një proces riverifikimi hapave për administrimin e tyre.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ajo ka ftuar mediat apo çdo njeri të interesuar të verifikoi nëse procesi është transparent apo jo.

Ditëne djeshme, Agron Shehaj, deputeti i PD-së shkoi në zyrën e Edi Palokës dhe hapi kasafortën duke verifikuar firmat për Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit, të Sali Berishës. Shehaj tha se kishte verifikuar firmat dhe 98% e tyre me të cilët foli ne telefon kishin konfirmuan që kanë plotësuar formularin.

Mirëpo, një prej demokrateve ka zbuluar se kjo nuk është e vërtetë, duke lënë një koment në postimin e tij në Facebook, se Shehaj e mori në telefon, i tha se i kishin falsifikuar firmën.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Injoranti: 25/11/2021 15:18

    Po kjo që nuk di të shkruajë shqip, e pamë ne televozor FALLCIFIKUAR = FALLSIFIKUR, C-ja në vënd të S-së. MORRET - MORET : shtojnë shkronja ndërrojnë shkronja Ah ky mal që nuk ulëret nga këto lloj injorantësh e të pashkolluarish. Më vjen habi ku e ka mbaruar filloren kjo perlë e intelektualëve tanë të nderuar. Filloren se të tjerat nuk ka pas nevojë me sa duket. NË DY RRJESHTA NJË DET ME GABIME, PO MË SHUMË????

    Përgjigju
  • Turp: 25/11/2021 14:30

    Turp per keta mjerane e shurrane te PD qe fallsifikojne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?