Politikë

Denoncon PD: Tek njësia 8 janë blerë vota me para cash! SPAK nuk hetoi, por lejoi deformimin e votës

8 Maj 2021, 11:49| Përditesimi: 8 Maj 2021, 11:58

  • Share

Partia Demokratike thotë se në Njësinë nr. 8 në Tiranë janë blerë me para cash vota, dhe janë kërcënuar votuesit nga aleanca kriminale Rama-Doshi-Rakipi.

Në një deklaratë publike nga selia blu, Belidn Këlliçi, theksoi se PD ka bërë kallëzim në SPAK prej më shumë se një muaji, por SPAK nuk hetoi por lejoi deformimin e votës nga grupimi kriminal në njësinë 8 në Tiranë.

'Viktimat e masakrës elektorale Rama-Doshi-Rakipi janë qytetarët shqiptarë të cilët nuk u lejuan të sjellin me votë masive ndryshimin që i nevojitej vendit.  Megjithëse kishte 3 javë në dispozicion, SPAK heshti duke lejuar mercenarët e aleancës Rama-Doshi-Rakipi të zbatojnë skemën kriminale të blerjes së votave.

Sot, ne po vëmë në dijeni opinionin publik se cilët janë personat e përfshirë në masakrën elektorale të 25 Prillit në Bashkinë e Tiranës duke përfshirë kallëzimin e dorëzuar në SPAK 3 jave përpara ditës së zgjedhjeve.  Beteja jonë do të zhvillohet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë: përmbysja e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë shqiptarëve.

Kjo betejë nuk ka të bëjë me PD-në por me të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë dhe të demokracisë. Shqipëria sot ka humbur, por nëse ne do të kishim fituar me banda, Shqipëria do të kishte humbur edhe nesër, jo vetëm sot. Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend.'- u shpreh ndër të tjera Këlliçi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rexhep KASAP Bule Leka [ kepi ]: 08/05/2021 12:18

    Ore po me një vrim i bini ju partia a ti Shqiptare partia wc pd. Po populli juve sju do se jeni parti kurvash, kriminelësh , e hajdutësh, e analfabet me diplloma të blera. Kryetari juaj ska dipllom 7×7=42.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?