Deputetët e PD, janë aty sepse kanë marrë besimin e demokratëve dhe të shqiptarëve! Orientimi i demokratëve dhe shqiptarëve është aleanca me SHBA-të, pa rezerva dhe po ashtu për orientimin Europian! Është përgjegjësi për deputetët, që të dalin nga skema e interesave me të "fortin" dhe të llogarive personale për pushtet, dhe të mbajnë qëndrime që do i nderonte ata për misionin e shenjtë që kanë si përfaqësues në Parlament!
Nuk mundet që deputetët e PD, të bëjnë sikur nuk ka asnjë problem madhor e konkret me SHBA-të e as nuk mund të bëjnë se ky problem do të jetë i kalueshëm me kohën! Deputetët duhet tu qëndrojnë atyre qëndrimeve që i kanë dhënë më votë brenda grupit e jashtë grupit! Nuk mundet që demokratët të hyjnë në konflikt me interesat jetike të Shqipërisë siç është aleanca me SHBA-të apo edhe angazhime të tjera kaq vitale për demokratizimin e vazhdueshëm të PD dhe të vendit! SHBA-të e kanë bërë disa herë të qartë qëndrimin e tyre për çështje për të cilat nuk kanë ndërmend të bëjnë hapa mbrapa!
Shqipëria nuk mund ta mund këtë Qeveri e as PD nuk e mund këtë sistem të kthyer në Qeverisje nëse ka një qasje antiamerikane!