Deputetët e Berishës shkojnë në protestën e banorëve të '5 Majit', Noka: Po del hapur që Rama dhe Veliaj po bashkëpunojnë me Bashën

27 Janar 2022, 10:39| Përditesimi: 27 Janar 2022, 11:09

  • Share

 

Deputetët e Komisionit të Rithemelimit kanë shkuar në protestën e 5 Majit. Në protestë janë Flamur Noka, Albana vokshi, Klevis Balliu dhe Belind Këlliçi. Në fjalën e tij, Noka tha se projekti i Unazës se Re dhe te '5 Maji' tregon bashkëpunimin e Edi Ramës, Erion Veliajt me Lulzim Bashën.

"Dhimbja e tyre është shumë e madhe, sot, këta qytetarë janë dhunuar, janë shkelur me këmbë, janë poshtuar, janë nxjerrë në rrugë, janë trajtuar jo si njeri, por më keq se kafshë, nga qeveria e pashpirtw e Ramës dhe vemjes së tij, Erion Veliaj, Pas kaq kohësh duke nxjerrë banorë dhunshëm nga shtëpia e tyre, ato kërkojnë që të trajtohen vetëm sipas ligjeve në fuqi. Të paktën gjysmën e trajtimit që iu bëri Rama afganëve të Soros. Kaq kërkojnë qytetarët nga Rama, ajo që është më e rëndë në këtë panoramë që ne po shohim dhe që banorët e 5 Majit dhe të Laprakës po ju bëjnë me dije është fakti se në të gjitha këto projekte tashmë po del hapur se ka një bashkëpunim mes Ramës dhe Erion Veliaj dhe Lul Bravës. Kishte dilema kur u mbyll Unaza, koha vërtetoi që u lëvizën para pafund që të hiqej nga deputeti. Ka pasur akuza që prapa kësaj tradhtie ishte Basha, dhe tashmë me masakrën te 5 Maji dhe në Laprakë është evidente, Rama Veliaj, prishin dhe shkatërrojnë, i nxjerrin në rrugë sepse pazari është që pas kësaj historie është Basha me Kapllanajt apo Alibeajt e tij, bashkëqeverisja nuk ka brirë, por të bëhen bashkë për t'u pirë gjakun. Kauza e tyre nuk do harrohet është PD, deputetët e saj dhe Komisionet e Rithemelimit, Vokshi ka paraqitur kërkesë për interpelancë, ne do ju mbrojmë ju, ne do jemi me çdo shqiptarë, nuk do pranojnë banorët Basha Rama", tha Noka.


Lajmi kryesor:

Banorët e 5 Majit dhe të Laprakës 90 minuta protestë para Kuvendit: S'kemi ardhur për konfrontim, por që deputetëve t'u tregojmë të drejtat tona! I 'vënë drynin' Bashkisë


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?