Ndryshe nga çdo seancë! Deputetët 'fashion' me aksesorët mbrojtës...nga inicialet e emrit në maskë, deri tek ngjyrat pranverore (VIDEO-FOTO)

16 Prill 2020, 11:54| Përditesimi: 16 Prill 2020, 21:14

  • Share

Kuvendi u mblodh sot për herë të parë që pas një muaji shkëputjeje prej masave shtrënguese dhe kufizuese të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Një seancë ndryshe nga çdo herë tjetër që nga orari, rregullat e vendosura e deri tek akesesorët e deputetëve.

Deputetët janë shfaqur të armatosur me doreza, maska e dezinfektantë dhe të shpërndarë në çdo cep të parlamentit ditën e sotme. Përveç veshjeve të ndryshme, e veçanta e kësaj seance janë maskat fashion të vendosura, duke filluar që nga ngjyrat pranverore, modelet dhe format e ndryshme.

Ministrja Anila Denaj ka preferuar që gjatë rrugës për në Kuvend të mos mbante as maskë dhe as doreza, ka preferuar të veshë një kostum të zi dhe pallto blu.

Ministri Sander Lleshaj ka preferuar të vendosë një maskë normale të thjeshtë dhe doreza të zeza duke ecur në këmbë rrugës drejt Kuvendit.

Një nga deputetet e Kuvendit, Halit Valteri ka zgjedhur që në maskën e tij të zezë të vendosë edhe inicialet e emrit, duke e personalizuar aksesorin e domosdoshëm në seancën e ditës së sotme.

Ministrat Arben Ahmetaj dhe Klosi kanë vendosur që jashtë Kuvendit ta bëjnë rrugën bashkë, duke mbajtur distancë, pasi nuk i kanë të veshura maskat mbrojtëse.

Kurse ministri Bledi Çuçi nuk ka preferuar një maskë të zakoshme por ngjyrë çiklamini dhe doreza ngjyrë blu duke i kombinuar me kostumin në seancën e Kuvendit.

Ora 12:45
Deputetët me maskë në Kuvend, Eglantina Gjermeni shfaqet me maskën më të veçantë

1587034076_1587033495kontrolle222.jpg

Deputetët janë shfaqur me maska para se të hynin në Kuvend, ku ajo që ra në sy ishte maska e veçantë e deputetes Eglantina Gjermeni.

1587034023_1587033468temp.jpg

Deputetët shfaqen fashion me aksesorët mbrojtës të COVID-19, që nga inicialet e emrit në maskë e deri tek ngjyrat pranverore
54/28
//ReportTv.al
Komento

Komente

  • agim: 17/04/2020 09:41

    pse mos vej gjermeni maske me aksesore. ajo do me fusi dhe burrat ne burg 10 vjet per nje shpulle. imagjinoni. njerez te tille duhet tja u fusesh masken te vendi dhe ti japesh dajak 24 ore ne dite. svijne ndryshe me kembe ne toke individe te tille

    Përgjigju
    • Erl: 17/04/2020 12:10

      Për meshkuj frikacakë që rrahin krijesa fizikisht më të dobëta se ata,10 vite burg janë pak. Dhe ti që nxit publikisht për rrahjen e Gjermenit po konsumon dy vepra penale: nxitje për dhunë ndaj individit dhe fyerje të dinjitetit. Pra shkurt bën pjesë në kategorinë e meshkujve dhunues verbalë dhe fizik. Ky ligj është bërë fiks për ty!

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?