Deputeti grek dhe Fredi Beleri

Deputeti grek nesër në Tiranë, takim privat me Fredi Belerin në spital

10 Gusht 2023, 14:43| Përditesimi: 10 Gusht 2023, 14:44

  • Share

Deputeti grek i partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos do të vijë në Tiranë. Gjatë vizitës në vendin tonë, Syrigos do të bëjë një takim në ambientet e paraburgimit që ndodhet te Qendra Spitalore e Burgjeve Tiranë (Nënë Tereza). Pas takimit, në orën 12:00, Syrigos do të prononcohet për mediat shqiptare, ku edhe do të zbulojë detaje nga takimi.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Edhe pse i arrestuar, ai mundi të fitojë zgjedhjet kundër kandidatit tjetër të së majtës, Jorgo Goro. Por, Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet nuk i dhanë leje për të kryer betimin për marrjen e detyrës. Arrestimi i tij ka tensionuar jo pak retorikën e fqinjëve grek, të cilët kanë kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm, madje çështjen e kanë ngritur si problematike deri në Bruksel. Nëse shpallet fajtor Fredi Beleri rrezikon të dënohet nga 1 deri në 5 vite burg.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 11/08/2023 01:30

    Belerin e paskan zene te prerat e barkut! Pak si vone,te gjithe politikanet e zyrtaret e larte jane /semurur/ qe ne fillim te arrestit,kurse ky u kujtua tani,pasi nuk i vlejti asnje nderhyrje,as e Micos,as e Petritis,as e evropianeve.Tani ky kerkon te beje 3 gjera:1-te shpallet hero,2-te duket si viktime politike e fizike,3-t'ja hedhe burgut me raport /per lindje/.

    Përgjigju
  • Landi: 10/08/2023 18:11

    Neser miqte nga greqia, te hene e kane rradhen dajat e nuses.

    Përgjigju
    • Arben: 10/08/2023 19:09

      Ha,ha,ha. E bukur kjo.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?