Prej afro tri muajsh pas arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri pala greke ende vijon të jetë e angazhuar për betimin e tij në Bashkinë e Himarës. Deputeti grek Angelos Syrigos ka ardhur sot në Tiranë dhe u takua në ambientet e paraburgimit në Qendrën Spitalore e Burgjeve Tiranë (Nënë Tereza).
Ai dha dhe një prononcim për media ku shprehu qëndrimin e palëkundur të palës greke, për betimin e Fredi Belerit. Ai madje e sheh si artificë gjykimin e tij, pasi sipas tij rasti i Fredi Belerit është i vetmi në Shqipëri nga 31 të akuzuar që është mbrapa hekurave. Ndër të tjera ai ripërsëriti se ky qëndrim i drejtësisë shqiptare, do të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe por edhe në integrimin e Shqipërisë në BE.
“Për më shumë se tre muaj kryetari i Bashkisë së Himarës është në burg. Kjo gjë ndikon në marrëdhëniet mes dy vende. E para është shteti i së drejtës, e dyta prezumimi i pavarësisë për një person i cili është i zgjedhur si kryetar bashkie. Dhe respektimi i të drejtave civile. S’është e kuptueshme për ne e BE-ne se pse një person që është zgjedhur dhe nuk ka rekorde të kaluara nuk duhet të shkojë në zyrën e bashkisë dhe të bëjë betimin. Kjo është shumë serioze për ne dhe nuk ka të bëjë thjesht me burgosjen. Këto do të ndikojnë edhe në negociata e Shqipërisë në BE. Janë disa pika që Shqipëria i di.
I di akuzat, ka akuza për korrupsion zgjedhje lokale. Por ky rast është i vetmi nga të tjerat. Ai ka qenë i burgosur, por qeveria shqiptare nuk e ka lejuar të betohet si kryetar bashkie. Kjo është shkelje e të drejtave civile.
Nga 31 raste të dyshuara për korrupsion zgjedhor vetëm Beleri mbahet në burgim. Ligji thotë se ai duhet të shkojë të betohet dhe është një dhunim i të drejtave të tij civile. Nuk dua të jap detaje për takimin e sotëm.”- thotë ai.
Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit të cilat edhe pse i arrestuar mundi t'i fitojë kundër kandidatit tjetër të së majtës, Jorgo Goro. Por, Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Arrestimi i tij ka tensionuar jo pak retorikën e fqinjëve grek, të cilët kanë kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm, madje çështjen e kanë ngritur si problematike deri në Bruksel. Nëse shpallet fajtor Fredi Beleri rrezikon të dënohet nga 1 deri në 5 vite burg.
Nuk ka asgje te veshtire per te kuptuar ketu.Beleri u kap /me presh ne dore/ per vjedhje vote.Nese zgjedhja e tij eshte bere me vota te vjedhura atehere zgjedhja e tij si kryetar eshte e pavlefshme,po keshtu dhe betimi.Dhe mos thuaj qe nuk ka rekorde ne te kaluaren.Masakra e Peshkepise dhe qendrimet e tij per ceshtjen Vorio-Epiri jane mjaftushem per skualifikim.Dhe meqe ra fjala,ajo /protesta/ qe do na u beka ne Himare ne perkrahje te Belerit,si qendron e verteta? Omonia po e ben per te treguar qe jane aktive para teje,apo u solle ti ndonje thes me evro e ndonje autobuz me te shit-blere per te bere show politik?
PërgjigjuEdhe fredi edhe beleri,,, na doli grek ky uahahahaha
PërgjigjuNese evro kalon nga beleri ateher si gjithmon kjo evrop na e ka ber gropen , jo jemi mire keshtu beleri te denohet sipas kushtetutes tone greqia te shohe pune e saj !
PërgjigjuBeleri duhet mbajtur medoemos ne burg sepse ai e ka treguar ne te shkuaren se arratiset ne Greqi kur ka probleme me drejtesine. Ndaj ky deputeti grek duhet t’a mbylli gojen per Belerin. Por meqenese ka ardhur deri ne Tirane per te na kerkuar llogari dhe per te na dhene leksione per te drejtat e pakicave etnike (edhe pse Beleri eshte nje tepelenas i asimiluar), deputeti grek le te na sqaroj pak perse Greqia nuk njeh asnje pakice etnike ne territorin e saj? Pse Greqia nuk ka ligje si cdo shtet i civilizuar qe tu japi te drejta pakicave etnike? Apo mos valle i trembet faktit se Greqia veriperendimore, nga Konispoli deri ne Gjirin e Korinthit quhej Albania ne mesjet? Mos valle Greqia i trembet poashtu faktit se Greqia Qendrore (Atika, Boetia, Argolis, Livadhia) ka qene me shumice Arvanite? Mos valle i trembet faktit se Thesalia dhe provinca e Maqedonise jane poashtu me origjine jo-greke ne antikitetin e vonshem? A kane integritet intelektual dhe njohuri historike keta njerez, apo krenohen me aftesite mashtruese sikur ta kishin idhull Odisene e Homerit? Tani do presim ndonje “historiane pseudo-patriotike” ne Shqiperi t’u versulet studiove televizive me patriotizem fallco, me mashtrime te llojit “Spartanet kane qene ilir dhe Peleponezi ka qene shqiptar”, ne menyre qe te acaroj opinionin publik grek me mashtrime dhe te ushqej urrejtjen ndaj nesh me provokime me baza te dobeta. Jo moj bukeshkale shqipfolese, as spartanet dhe as athinasit e lashte nuk kane qene ilir apo pellazg. Por epirotet, thesaliotet edhe maqedonet kane qene.
PërgjigjuTa shpejgoj une meqe nuk e kupton. ESHTE KAPUR DUKE BLERE VOTAAAAAAAAAAA! ESHTE DENUAR PER URREJTJE DHE DJEGJE TE FLAMURIT! ESHTE I DYSHUAR PER MASAKREN E PESHKEPISE! E kuptove tani? Si the? Jo! Epo nuk kemi cfare te bejme, po qe se nuk do te kuptosh, ne te semes shkofsh, fashist grek!
PërgjigjuMe te dobetit greket jane hijena, me te fortet bejne viktimen e zvarriten. Fatkeqesi qe i kemi fqinje! Nese Europa kalon nga Beleri, jo faleminderit, nuk e duam!
PërgjigjuIk andej nga ke ardhur vlla
PërgjigjuNese ben komente te tjera si keto, duhet te ndalohet per presion ndaj organeve ligjzbatuese...
PërgjigjuO Paliaço deputet! Nuk ka si bohet betimi nje krimineli& nje anti Shqiptari si fashisti Beleri dhe ju rraciste & anti Shqiptar.
Përgjigju