Superliga shqiptare e futbollit rikthehet të luajë këtë fundjavë pesë takime shumë të rëndësishme të vlefshme për javën e 13-të. E ndarë në dy ditë, tre prej ndeshjeve do të luhen të shtunën ndërsa ditën e diel do të zhvillohen dy përballjet e mbetura.
Egnatia - Vllaznia është sfida hapëse e javës së 13-të, që do të luhet në “Egnatia Arena” në orën 14:00. Dy ndeshjet e tjera të ditës së shtunë janë Dinamo Partizani në orën 17:00 në stadiumin “Elbasan Arena” dhe Teuta - Skënderbeu në “Niko Dovana”.
Sakaq, të diel do të luhen dy ndeshjet e fundit për këtë raund. Në orën 14:00, Laçi pret AF Elbasanin në shtëpi në një duel mjaft interesant, ndërsa takimi mbyllës i javës do të luhet mes Tiranës dhe Bylisit në orën 17:00 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.
Superliga, raundi 13-të:
E shtunë, 9 nëntor 2024
14:00 Egnatia - Vllaznia
17:00 Dinamo - Partizani
17:00 Teuta - Skënderbeu
E diel, 10 nëntor 2024
14:00 Laçi - AF Elbasani
17:00 Tirana - Bylis
Renditja: