Derbi i Kupës Dinamo-Partizani me 200 tifozë, Mehmeti: Meritonim më shumë! Teuta mposht Skënderbeun në një fushë të ngrirë

28 Janar 2022, 11:31| Përditesimi: 28 Janar 2022, 14:29

  • Share

Derbi i parë çerekfinal i Kupës së Shqipërisë mes Dinamos dhe Partizanit ka përfunduar me shifrat e barabarta 1-1. Në ‘Air Albania’ të parët kaluan në avantazh të kuqtë e Mehmetit me Carën, ndërsa Ibrahimi barazoi në fundin e pjesës së parë për nëndetësen. Pas sfidës te Partizani kishte zhgënjim për rezultatin, pasi pretendojnë se meritonim më shumë.

“Jam i kënaqur me futbollistët për atë që dhanë në fushë, por jam i zhgënjyer nga rezultati sepse meritonim më tepër. Kjo do të thotë se duhet të punojmë shumë më fort,”-u shpreh Dritan Mehmeti, trajner i Partizanit.

“Në fund vuajtëm shumë për gjendjen fizike të disa lojtarëve, për shkak se kanë bashkuar vonë. Patëm momente të mira, por patëm momente shumë kur gabuam dhe mund të ishim ndëshkuar,”-deklaroi Bledi Shkëmbi, trajner i Dinamos.

Në Dinamo-Partizani ajo që ra në sy ishte numri tejet i vogël i tifozëve, rreth 200 në total, ndërsa sfida tjetër çerekfinaliste e luajtur në një mot të acartë dhe fushë të ngrirë mes Skënderbeut dhe Teutës u fitua 0-1 nga durrsakët.

“Terreni ishte i vështirë dhe nuk të lejonte të bënte lojë të rrjedhshme. Është vetëm një gjys hapi dhe kualifikimi mbetet i hapur. Kemi një tjetër ndeshje të hënën dhe shpresoj që terrni të jetë më i mirë,”-tha Renato Arapi, trajner i Teutës.

“Terreni nuk na la të perfomonim, për të dy skuadrat sepse nuk mund të flasim për taktikë. Ajo çfarë bënë dy skuadrat sot ishte afrimi i topit te zona e kundërshtare. Ashtu siç bëri Teuta. Një goditje në portë një gol dhe mbaron ndeshja pastaj,”-u shpreh Migen Memelli, trajner i Skënderbeut.

Ndeshjet e kthimit për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë do të luhen me 9 shkurt.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?