Derbi i pandemisë/ Inter me 8 mungesa, Milan ka gati Ibrahimovic

17 Tetor 2020, 10:03| Përditesimi: 17 Tetor 2020, 13:36

  • Share

Një derbi me shumë enigma do të jetë ky i sotmi në Seria A mes Interit dhe Milanit, që do të luhet në orën 18:00 në San Siro. Zikaltërit e Conte-s që kanë shumë mungesa kryesisht për shkak të koronavirusit do të kenë përballë ‘djallin’ që nuk fiton prej 8 ndeshjesh kundra tyre, por që  në 9 sfidat e fundit në Seria A ka marrë 8 trepikësha.

Lajmi i mirë është se Milan do të kenë në fushë Ibrahimovic, që pas 10 ditësh fitoi betejën me COVID dhe prej një jave stërvitet me skuadrën. Ndërkohë te Interi pavarësisht se sot Bastoni rezultoi negative do të mungojë në derbin e Madoninës. Sakaq të prekur vijojnë të jenë Skriniar, Nainggolan, Gagliardini, Radu dhe Ashley Young. Si të mos mjaftonin këto mungesa për shkak dëmtimi Conte s’do të ketë në dispozicion as Sanchez, ndërsa Sensi është i pezulluar për shkak të kartonit të kuq me Lazio-n.

Në prag të sfidës Conte ka deklaruar se ‘çdo ndeshje vlen tre pikë, por derbi ka vështirësi më të mëdha, sepse përballemi me një ekip të fortë. Ne duam të bëjmë më të mirën për të vazhduar rrugën që kemi nisur’.

Ndërkohë trajneri i Milanit Stefano Pioli, që një mungesë të rëndësishme do të ketë Ante Rebic, është shprehur se ‘Milan vjen në këtë derbi si skuadër e rritur. Ndihemi gati për këtë provim që është ndaj një ekipi si Interi i cili është ndërtuar për të fituar në Itali dhe Europë.’

Fatkeqësisht këtë derbi në stadium do ta ndjekin vetëm 1 mijë veta në stadium, por të gjithë ekranet e botës do të jenë drejtuar nga San Siro.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?