Derbi Real Madrid-Atletico përfundon pa gola. Në “Santiago Bernabeu” ka qënë derbi i portierëve pasi Courtois dhe Oblak kanë bërë pritje të jashtëzakonshme duke mos lejuar pësimin e golave.
Atletico pati dy raste të arta në pjesën e parë fillimisht me Griezmann dhe më pas me Diego Costa por në të dy rastet Courtois u tha 'Jo'.
Gareth Bale pati rastin më të mirë për Realin ndërsa më pas u dëmtua dhe nuk luajti dot pjesën e dytë.
Në 45 minutat e dyta Asensio doli përballë Oblak por slloveni nuk lejoi prekjen e rrjetës. Real-Atletico mbyll 0-0 dhe skuadrat nuk përfitojnë nga hapi fals i Barcelonës.
Komento