Sport

Derbi Partizani-Tirana, përcaktues për titullin! Historia favorizon të kuqtë, Tahiri: Fiton kush vrapon më shumë

11 Maj 2021, 15:43| Përditesimi: 11 Maj 2021, 16:47

  • Share

Të enjten do luhet derbi i fundit i Superligës për këtë sezon mes Partizanit dhe Tiranës, që është i vlefshëm për javën e 33 të kampionatit. Është sfida e cila më shumë se kurrdoherë duhet fituar me patjetër nga Partizani, që aktualisht mban vendin e dytë në Superligë me 1 pikë më pak se Teuta kryesuese.

Ndërkohë pavarësisht se ndryshon objektivi, edhe Tirana do bëjë ç’mos për tre pikët, pasi Kupat e Europës janë në rrezik serioz. Nuk përjashtohet as ndonjë mrekulli për bardheblutë, të cilët edhe pse larg ëndërrojnë të futen në garën e titullit.

E rëndësishme është se fitorja është qëllim në vetvete për të dy skuadrat, ndërsa analisti Ermal Tahiri, ish-futbollist i Dinamos dhe Kombëtares, ka këtë parashikim për derbin.

‘Do jetë një derbi shumë i fortë, ashtu siç e ka patur fortësinë në gjithë këto vite. Do fitojë ajo skuadër që ka më shumë zemër, që do të vrapojë më shumë në lojë. Nuk do jenë më trajnerët, por lojtarët ata që do të zgjidhin situatat,’-u shpreh Tahiri.

Deri më tani në total në të gjithë kompeticionet janë zhvilluar 160 derbi. Partizani dominon me 68 fitore, 50 ndeshje janë ndarë në barazim, ndërsa 42 janë fituar nga Tirana. Përsa i përket këtij sezoni 2 nga 3 derbit e mëparshëm janë fituar nga të besuarit e Dajës, ndërsa një sfidë është mbyllur në barazim.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?