Derbi i Milanos vishet zikaltër. Interi mund 1-0 Milanin me golin e kapitenit Mauro Icardi dhe me 19 pikë rimerr vendin e tretë në renditje. Skuadra e Luciano Spalletti-t dominoi derbin numër 169-të mbi të gjitha pjesën e parë ku pati edhe raste të pastra për të shënuar siç ishte rasti i Perisiç apo edhe shtylla e goditur nga mbrojtësi holandez De Vrij.
Fraksioni i dytë ishte më i ekuilibruar por ai që bëri Milanin të qajë ishte kapiteni Icardi. Argjentinasi shënoi me kokë në minutën e 92-të golin e fitores edhe falë gabimit të portierit të kuqezinjve Donnarumma. Interi triumfon në derbi dhe tashmë e ka mendjen tek ndeshja e së mërkurës në Champions ndaj Barcelonës.
Luciano Spalletti i ka bërë komplimente skuadrës që sipas tij e dominoi derbin.
Fituam ndeshjen sepse e merituam. Fitoi skuadra që luajti që nga fillimi deri në fund në zonën e kundërshtarit. Ne meritojmë komplimente dhe gol duhet të shënonim që më herët.
Luciano Spalletti, trajneri zikaltër
Ndërsa trajneri i Milanit Genaro Gattuso mbron portierin Donnarumma duke thënë se goli i Icardit nuk është vetëm faji i tij por i gjithë mbrojtjes.
Ne nuk luajtëm me kurajo dhe Interi luajti më mirë detyrimisht i meritoj tre pikët.
Genaro Gatttusi, trajneri i kuqezinjve
Milan-Sampdoria dhe Lazio-Inter janë ndeshjet e radhës për skuadrat e Milanos.