Votat e PD dhe protesta e Berishës

Premton rikthim të PD në pushtet, dështimi drastik i Berishës që në tentativën e parë për të treguar forcën

20 Dhjetor 2021, 17:47| Përditesimi: 20 Dhjetor 2021, 19:44

  • Share

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, Partia Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës, ndonëse nuk i fitoi zgjedhjet, maksimalizoi rezultatin e saj dhe shkurtoi diferencën me PS-në, duke marrë 622 187 vota, ose 39.43 % të votave, bashkë me aleatët. Tetë muaj më vonë Sali Berisha, në provën e tij të parë për t’u paraqitur si kryetar i opozitës në Shqipëri, organizoi një protestë. Duke mos gjetur një motiv tjetër pas mbajtjes së Kuvendit paralel dhe referendumit për shkarkimin e Bashës, Berisha gjeti si ‘motiv’ një vizitë në Tiranë, të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Në fakt vizita e Vuçiçit ishte një pretekst, pasi me anë të protestës Sali Berisha synoi të tregonte forcën se është ai dhe jo Lulzim Basha kryetari real i Partisë Demokratike, t’u jepte një mesazh SHBA-BE se opozita është në dorën e tij dhe një sinjal SPAK-ut që të mos dëgjojë thirrjet e Perëndimit për të tërhequr nga Uashingtoni dosjen e tij të ‘non-gratës’.

Prova e parë e Sali Berishës rezultoi një dështim dramatik dhe historik. Në historinë 30-vjeçare të pluralizmit në Shqipëri, siç e tregojnë këto pamje nga lart me dron, nuk ka pasur protestë politike me pjesëmarrje më të ulët se sa protesta e sotme e organizuar nga Sali Berisha. Tubimi nuk mund të krahasohet as me protestat rutinë të shoqërisë civile.

Siç duket nga këto pamje, në shesh ishin qindra vetë, rreth 1 deri në 2 % të mbështetësve të Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. A janë rrudhur demokratët në 8 muaj pas goditjes së Sali Berishës dhe përçarjes së partisë, apo demokratët kanë braktisur Sali Berishën për Lulzim Bashën? Kjo mbetet për t’u parë në zgjedhjet e ardhshme.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • emri: 20/12/2021 19:06

    kafshet berishiane e dogjen dhe flamurin serb ne kryeministrija per te treguar se jane po aq kafshe ballkanike sa edhe serbet. me kete po meret televizioni serb mqs i ka ardhur ky rast(rts.rs) nderkohe o-micron po ben qejf, sa mire ....

    Përgjigju
    • Cubi: 20/12/2021 20:11

      Kafshe para historike qe vazhdojn te tregojn injorancen e pashembullt kemi 30 vjet qe e kemi len pas. Keta nuk behen njerez,sa gjynah per shoqerin shqipetare qe i ka pjes te turpit.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?