Futbollisti i Egjiptit, Salah, pas eliminimit

Dështimi i Afrikës në Rusi, asnjë skuadër në 1/8, Europa me 10 ekipe

29 Qershor 2018, 09:14| Përditesimi: 29 Qershor 2018, 09:16

  • Share

Eliminimi i Senegalit ishte më i çuditshmi i Kupës së Botës pasi erdhi për shkak të kartonëve të verdhë dhe rregullit të Frai Play. Largimi i Senegalit çertifikoi edhe një rekord të zi për kontinentin afrikan në këtë Kupë Bote pasi për herë të parë që nga viti 1982 nuk ndodhte që asnjë skuadër afrikane të mos kalonte fazën e grupeve dhe kjo ndodhi në Rusi.

“This time for Africa”, pra këtë herë për Afrikën këndonte Shakira në Botërorin e 8 viteve më parë por kontinenti nuk priste t’i ndodhte kjo në Rusi. I marrim gjërat me radhë për 5 ekipet afrikane që nuk kaluan dot as grupin duke lënë Afrikën pa asnjë përfaqësuese në 1/8. Egjipti e mbylli i fundit grupin A, pasi pësoi tre humbje.

Edhe Maroku tregoi një futboll të bukur por nuk i mbijetoi grupit me Spanjën dhe Portugalinë e për të kaluar më pas në grupin D aty ku Nigeria u mposht nga Argjentina në ndeshjen direkte. Tunizia në grupin G e mbylli me fitoren ndaj Panamasë por kjo nuk mjaftoi kur në grup ke dy gjigantë si Anglia e Belgjika. Dhe Senegali që e pësoi për shkak të dy kartonëve të verdhe më shumë.

Asnjë nga 5 afrikanet nuk do jenë në fazën tjetër të Botërorit rus dhe ky është fundi për futbollin afrikan pasi nuk ndodhte që prej 36 vitesh. Me e përfaqësuar në 16 më të mirat është Europa me 10 ekipe dhe më pas vjen Amerika e Jugut dhe Qendrore me 5 ekipe dhe Japonia është përfaqësuesja e vetëm e Azisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?