Edona Bilali

Politikë

Mungesa e socialistëve, dështon mbledhja e këshillit bashkiak në Shkodër, ministrja Bilali ‘dush të ftohtë’ këshilltarëve të PS: Kulm i jo njerëzores

27 Shtator 2022, 13:04| Përditesimi: 27 Shtator 2022, 15:36

  • Share

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjen, Edona Bilali, drejtuese politike e qarkut të Shkodrës nuk ka kursyer gjuhën e ashpër ditën e djeshme ndaj këshilltarëve bashkiakë, të cilët sipas saj nuk po e mbajnë Partinë Socialiste në nivelet e saj. Dështimi i mbledhjes të Këshillit Bashkiak të Shkodrës më 23 shtator, pasi kishte prezencë të ulët të anëtarëve që përfaqësojnë PS e Shkodrës që Bilali e cilëson si “bojkot”, e ka detyruar që të thërrasë me urgjencë mbledhje tek selia e PS duke i tërhequr vëmendjen të gjithëve për veprimet e tyre.

Bilali u shpreh se  gjithçka ka ndodhur gjatë javës ka kaluar kulmin e jo njerëzores me sjelljen e pafalshme. Ditën e sotme, në orën 17:00 është lënë mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak ku edhe do të shikohet nëse mbledhja e shkuar me tone të forta të Drejtueses Politike i ka dhënë ose jo frytet e veta.

"Jemi të gjithë koshient që përbërja e këtij këshilli është pasojë e një rrethane politike e cila ishte e pavarur nga vullneti, dëshira apo kontributi i gjithsecilit anëtar. Partia e mazhorancës në këshill ka qenë një shans i shkëlqyer për ti treguar qytetit çfarë mund të bëjë më shumë e më mirë Partia Socialiste për to. Ka qenë edhe një shans i mirë për gjithsecilin prej jush për ta treguar veten në një rrugëtim partiak në shërbim të qytetit.

 I ndjek të gjitha mbledhjet e këshillit nga dita që kam marrë këtë detyrë dhe veç habisë që kam herë pas here kur shikoj që flitni e votoni si opozitë apo në rastin më të mirë si shoqëri civile duke harruar që përfaqësoni Partinë Socialiste në këshill, sërish në kuadër të respektit të rolit që shumë prej jush kanë edhe jashtë këshillit për atë që përfaqësoni nuk kam ndërhyrë asnjëherë. Kam bërë atë që bën një drejtues politik: përcjelljen e ndjesisë së çështjeve qendrore në nivel lokal që vendimmarrja të jetë në sinkron.

 Ajo çfarë ka ndodhur këtë javë është në kulmin e jo njerëzores. Në kulmin e jo njerëzores sepse për të bërë një skemë përfitimesh personale keni rrezikuar bukën e gojës së mijëra familjeve dhe kjo sjellje është e pafalshme.

Unë jam krejt koshiente që ditën që kam ardhur për një pakicë në numër, që s’kalojnë as gishtat e dorës, që nga partia kanë marrë çdo gjë nga promovimi deri tek favoret e që partisë ja kanë nxirë fytyrën me hajdutëri e shitje vendesh pune. Kjo është arsyeja që sa të më besohet ky pozicion që kam ky kontigjent do të vijojë të rrijë jashtë selisë së Partisë Socialiste Shkodër. Jo më kot s’kanë më asnjë funksion në parti jo më kot s’janë më pjesë e jetës publike në administrate në qytet. Unë nuk kam preferuar të flas asnjëherë me fjalë kaq të forta sepse kam menduar që me veprime do e kuptoni njëherë e mirë që kjo nuk është sjellje e tolerueshme në parti.

 Ne nuk jemi fitues në Shkodër, nuk jemi as shumicë  për shumë faktorë që nisin nga ato historikë e deri tek ideologjia e rrënjosur thellë. Ne respektojmë çdo palë zgjedhje vendimin e qytetarëve edhe kur ato vijojnë të votojnë PD-në për herën e radhës por ne duhet të respektojmë e shërbejmë aq shumë qytetarëve sa ti fusim ato në borxh me ne e jo të pasqyrojmë këtë model.

 Mos harroni në këshill para qytetit ju jeni Partia Socialiste nuk jeni individë, e të shkoni mbrapa njerëzve që e kalojnë ditën duke shkruar tinxërisht pas faqesh anomime, letrash anonime apo komentesh nëpër portale kundër Partisë Socialiste, meje dhe tashmë drejtuesve të rinj të partisë së bashkisë si e si të krijojnë përçarje për tu kacavjerrur nëpërmjet jush drejt minimajave ku kanë qenë për të vjedhur e marrë ftyrën sërish kjo nuk ndodh më!

 Ju respektoj për profesionet, eksperiencën, ekspertizën që sillni por të jem shumë e qartë: për asnjë emër të përvetshëm s’do të vuajë më pasojat partia aq më keq qyteti dhe turpin para këtij të fundit do ta mbani me emra të përvetshëm pasi sjellja juaj nuk e përfaqëson Partinë Socialiste e cila distancohet totalisht nga sjellja juaj e kësaj jave.

Thënë kjo sipas procedurës do të organizohet një mbledhje e jashtëzakonshme Këshilli Bashkiak për ti dhënë qytetarëve të drejtën nga e cila janë privuar”, tha Bilali.

Nga mbledhja me tone të forta edhe këshilltarët janë shprehur të indinjuar për mos prezencën e kolegëve në mbledhjen  e fundit të Këshillit Bashkiak. Me tone të forta foli këshilltarja Tereza Brixha e cila ndau të njëjtin shqetësim me drejtuesen politike por duke u distancuar dhe theksuar që nuk e ndjen veten pjesë të turpit në të cilin kolegët i kanë futur me mos prezencën e tyre.

Edhe këshilltarë të tjerë si Hilmi Lakti, aktualisht edhe në rolin e bashkëkryetarit të Partisë Socialiste të Bashkisë Shkodër ka pranuar që situata ka arritur kulmin dhe që tashmë duhet që bashkërisht të diskutohet për masat që duhet të ndërmerren që situata most ë përsëritet. E të njëjtin mendim ka qenë edhe kryetarja aktuale e Këshillit Bashkiak Brisela Kadia.

Të tjerë këshilltarë si Jona Leqejza dhe Dhurata Tyli kanë dhënë disa propozime konkrete masash që situata mos të përsëritet.

Këshilltari Besmir Vukaj kërkoi që anëtarët e këshillit të thërriteshin më shpesh për ti dhënë orientime politike si në kohën e Beqaj por kryetarja e këshillit i kujtoi që edhe në atë kohë pasi ishin dakordësuar për vendimmarrje në mbledhje grupi, nuk kanë vijuar sipas orientimit politik.

 Drejtuesja e qarkut ka theksuar edhe njëherë që nuk flitet për qëndrime të një forme ose një tjetre por për prezencën fizike në sallë që është kushti minimal i detyrës që kanë marrë përsipër e duhet ta bëjnë me nder. Ajo i ka kujtuar edhe njëherë këshilltarëve, veçanërisht atyre që përfaqësojnë zona të margjinalizuara që me mos kalimin e ndihmës ekonomike ato janë future në turp para qytetarëve të majtë e djathtë pa dallim dhe që ky gabim duhet korrigjuar por edhe marrë pasa që mos të përsëritej më.

Ora 17:01
Mungesa e socialistëve në mbledhje ‘agravoi’ ministren, Bilali sqaron për debatin në Shkodër: Ishte e domosdoshme

Ministrja e Sipërmarrjes, Edona Bilali ka reaguar pasi u ka tërhequr vëmëndjen e socialistëve në mbledhjen e Shkodrës. Bilali shkruan në një postim në Facebook ku bashkëngjiti edhe fjalën e plotëse ishte e domosdoshme për t’i tërhqeur vëmendjen.

‘Sqarim lidhur me mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur dje me këshilltarët bashkiak të Partisë Socialiste në Shkodër:

Javës që kaloi anëtarët e këshillit bashkiak kanë bojkotuar mbledhjen, si rrjedhim për mungesë kuorumi mbledhja nuk është realizuar. Pavarësisht se kjo situatë nuk ndodh për herë të parë ishte e domosdoshme tërheqja e vëmendjes për shkak se pika e parë e rendit të ditës ishte miratimi i ndihmës ekonomike për mijëra familje përfituese.’- shkroi Bilali.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gazepi: 28/09/2022 06:35

    Sa kohe tevkesh tom doshin ne Shkoder as mos e mendo se mund te besh gje as ti as shume te tjere si puna jote. Duhet te dish se Rama e mbeshtet tomen me te gjitha gjanat e ti si ministre ske as portofol. Lidhu me spiropalin tashti se so e shifni se sa ju vlen lekura te dyjave.

    Përgjigju
  • Scutari: 28/09/2022 06:10

    Me pak fjalë kjo përmbledhjet se paska 3 muaj që këshilli nuk miraton ndihmën ekonomike për të varfërit në Shkodër...pra ata që me besim i kanë votuar!!

    Përgjigju
  • Buna: 28/09/2022 01:58

    Tani kane filluar neomafiozet e kuq qe njeri tjetrin ta identifikojne ne kufijte e jo njerzores! Thuhet se se shpejti do kene edhe nje master dhe Phd per shkenca mediokrracie, ku sigurisht, programin e dizenjon kryemediokrri Rama.

    Përgjigju
  • alfredi: 27/09/2022 20:52

    Znj.ministre Edona, e lexova me të drejtë kritikën ndaj anëtarëve të këshillit bashkiak ,për mosparaqitje fizike në një mbledhje të radhës dhe vetëm kaq, deri këtu ka arritur rebelimi sa nuk perfillin as minimumin e rregullit bazë në atë institucion, por duke marrë shkak nga ky rast mendoj se situata është pak më e thellë se kaq.Po të hedhësh një shikim jo më larg se gjatë muajit gusht në qytetin tonë ishte situata më katastrofike e pisllekut(pamvarësisht kontraditës) e ndotjes dhe e zhurmave akustike ,që tmerronin të mëdhej e të vegjël deri në orët e vona të darkes e të mos them në mengjes në qëndër të qytetit e pak më tej, me pretekstin e bëjmë për 'turistat'.Me të vërtetë për këtë katrahurë ,anarshi që ishte gjatë muajit a ka ndopak përgjegjsi morale këshilli i bashkisë që në përbërjen e tij janë vetëm të P.S.,si shpjegohet kjo moskokçarje .Besoj situata e P.S.në shkodër është alarmante dhe shpresoj që me kryetarin e ri Hilmi Sakti të merren masa konkrete.

    Përgjigju
  • Shkodran: 27/09/2022 18:33

    Nuk jan ne gjendje te mbledhin te vetet e imagjinoni sa mund te fitojne ne Shkoder.Pastaj Rama diskriminon gjith Shkodren kur te vetet nuk e perfillin.Gjith keshilltaret duhet te ishin shkarkuar,ka vite qe bashkpunojne dhe votojn me PD sikur te ishin te zgjedhurit e Berishes dhe jo te Rames.

    Përgjigju
  • Luli: 27/09/2022 17:47

    Epo keshtu eshte kur ne PS aderojne njerez si Vilma Bello

    Përgjigju
  • Edita: 27/09/2022 14:58

    Ti moj moter ske mbeshtetje se je kalamani i radhes i futur ne ps nga lideri suprem e madheshtor ndaj ndodhin keto,si ajo cupelina tjeter qe eshte ministre e kalamajve

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 27/09/2022 13:35

    Hajd moj edona mos u merzit me hallet tona. Ke non gratën tomDoshi që armiqte e tu kudo qe jane i hedh te koshi....mos e çaj kryt ai per ty hedh ne kosh edhe kryerilindasinMadhështor.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?