Foto ilustruese

Dështon Italia, Zvicra dhe Belgjika luajnë ndeshjen për jetë a vdekje

18 Nëntor 2018, 12:16| Përditesimi: 18 Nëntor 2018, 12:19

  • Share

Italia ka dështuar të fitojë kundër Portugalisë në Ligën e Kombeve duke humbur shansin për t’u kualifikuar në “final-four”. Barazimi 0-0 i shkon për shtat Portugalisë që pa Cristiano Ronaldon ka siguruar pjesëmarrjen në katër më të mirat të Ligës A. Gjithsesi “axurrët” e Mancinit me pikën e fituar në “San Siro” nuk rrezikojnë të zbresin në Ligën B. 

Pas ndeshjes trajneri i të kaltërve është shprehur: “Duhet të bënim më shumë, kishim shanset tona, por nuk arritëm të fitojmë. Gjithsesi loja më pëlqeu dhe kjo është ajo që duhet të bëjmë në të ardhmen.”

Vendi i tretë në këtë grup mbahet nga Polonia, e cila pavarësisht se nuk ka asnjë shpresë, nuk bie një Ligë më poshtë pasi Islanda është me 0 pikë dhe i ka mbyllur të gjitha ndeshjet e saj në Grupin 2.

Ndërkohë në këtë grup sot luhet ndeshja për jetë a vdekje mes Zvicrës dhe Belgjikës. Helvetët ku aktivizohen 4 lojtarë me origjinë shqiptare duhet të mposhtin patjetër gjysmëfinalistës e Botërorit të cilët kanë 9 pikë, kundrejt 6 të tyre.

Një ndeshje me shumë interes do të luhet edhe në grupin 4 të Ligës A. Anglia dhe Kroacia do të sfidojnë njëra-tjetërn në “Uembley” me preteksin e vetëm fitoren. Skuadra që merr tre pikët renditet edhe e para në grup, ndërsa në rast barazimi përfiton Spanja që është me 6 pikë dhe I ka mbyllur të gjitha ndeshjet e saj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?