KORÇË- Fshati turistik i Dardhës në juglindje të vendit, këtë fundjavë mbuluar nga bora ka dhuruar pamje piktoreske për të gjithë ata që zgjodhën ta vizitojnë.
Një vend i bukur ku natyra është treguar e pakursyer. Dardha ka një numër të vogël banorësh, por këtë fundjavë është mbipopulluar nga një bum turistësh.
Bora duket se ka qenë një arsye më tepër për të renditur Dardhën si destinacionin e preferuar të turistëve. Ky fshat veç ajrit të pastër, klimës së shëndetshme, bukurisë përrallore në stinën e dimrit ofron edhe mundësinë për të zhvilluar aktivitete sportive dimërore, ku më i preferuari mbetet pista e skive .
Pasi kanë shijuar mrekullinë e fshatit që shtrihet në shpatin e malit, pas njohjes me kulturën, historinë, traditat, por edhe pas shijes të mrekullueshme nga gatimet tradicionale ,turistët i drejtohen pistës së skive. Një aventure e bukur që të bën të rikthehesh në Dardhën me borë .
"Unë vij nga Tirana, është hera e parë që vij në Dardhë dhe më duket aq e bukur sa jam e emocionuar që po flas për këtë vend. Këtu më pëlqen shumë ky peizazh, fakti që mund të ngjitesh me këtë mini teleferikut, kanë edhe persona që na ndihmojnë për ne që s'kemi qenë më parë në Dardhë. Unë jam nga Tropoja, por këtu natyra është perlë", tha qytetarja.
Ky është fshati turistik i Dardhës i cili në çdo stinë pret e përcjell një numër të lartë vizitorësh.