Makina tip "Audi" e autorëve të ngjarjes ka lëvizur disa herë duke vëzhguar me kujdes zonën. Njëri prej personave, autor i vendosjes së tritolit, ka dalë nga makina dhe ka vëzhguar terrenin. Me një kapuç në kokë, që e bën të vështirë identifikimin, ka ngjitur shkallët dhe fillimisht ka parë të gjithë terrenin pranë lokalit, në një pjesë si tunel të pallatit.
Nga aty është larguar sërish, kanë bërë xhiro me makinën dhe disa minuta më vonë janë rikthyer. Sapo ka dalë nga makina ka ndezur fitilin e tritolit, të gjatë rreth 30 cm dhe me shpejtësi është ngjitur, e ka hedhur pranë lokalit dhe menjëherë janë larguar. Shpërthimi ka ndodhur 20 apo 30 sekonda pasi e ka lënë.
Lajmi kryesor:
Tritol lokalit në Kamëz! Dy autorë me makinë, vëzhguan me kujdes zonën! Njëri me kapuç hodhi lëndën plasëse! Flet pronari: Nuk kam konflikte (VIDEO)
B.V/ReportTv.al