Viktima Everest Çaka me bashkëshorten

Kronikë

Detaje të reja nga vrasja e Everest Çakës në Elbasan, dyshohet se ekzekutimi u porosit nga jashtë

14 Maj 2021, 15:42| Përditesimi: 14 Maj 2021, 15:45

  • Share

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e Everest Çakës në Elbasan, që u ekzekutua tre ditë më parë në një atentat të mirë organizuar. Dyshohet se urdhri për ekzekutimin ka ardhur nga jashtë Shqipërisë, pasi Çaka kishte marrë drejtimin e pazareve të drogës në Europë, pas vrasjes së Arjan Spahiut në nëntor të vitit të kaluar në Belgjikë.  Kjo është pista kryesore ku po heton prokuroria, ndërsa një pistë tjetër është edhe ajo e hakmarrjes, për shkak të hasmërisë që viktima kishte, pasi 11 vite më parë i është ekzekutuar në Barcelonë vëllai, ku të dyshuar për vrasjen e këtij të fundit kanë qenë Florenc Alikaj dhe Zenel Mahmuti.

Pas vrasjes së vëllait të Everest Çakës, katër vrasje të tjera u regjistruan në Elbasan, që ishin të afërm të dy personave të dyshuar si autorë të ekzekutimit të tij. Respektivisht Florenc Alikaj (i vrarë pas të vëllait të tij në Elbasan, Gëzim Alikaj) i njohur me pseudonimin “Lenc Kokëmadhi” si dhe Zenel Mahmuti një person i rrezikshëm sipas të dhënave policore, i dyshuar për më shume se dhjetë vrasje brenda dhe jashtë vendit dhe sipas informacioneve në rruge operative aktualisht ndodhet në Brazil.

Viktima Everest Çaka, ka qenë i dyshuar edhe për një ngjarje tjetër të rënde, e ndodhur në mars të vitit 2011, ku në lagjen “Syrja Dylgjeri” janë qëlluar me nga një plumb në kokë teksa flinin në një dhomë, dy vëllezërit Xhelal dhe Pwllumb Mahmuti, si dhe babai i tyre, Emin Mahmuti, ndërsa e plagosur mbeti dhe një grua e cila luajti rolin sikur ishte e vdekur për t’i shpëtuar plumbave.

Everest Çaka u qëllua me 12 plumba brenda makinës së tij në sy të gruas, e cila mori një plumb në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ora 18:31
Vrasja e Everest Çakës, Policia postoblloqe në hyrje të Elbasanit! Kontrolle makinave

Forca të shumta policore kanë 'blinduar' qytetin e Elbasanit pasditen e sotme. Mësohet se dhjetëra agjentë e oficerë janë në terren, ndërsa janë ngritur postblloqe në hyrje të qytetit të Elbasanit, në afërsi të vendit ku u ekzekutua 41-vjeçari Everest Çaka, ku po ushtrohen kontrolle të automjeteve.

Komento

Komente

  • Hamiti: 14/05/2021 21:37

    Po mer po kapni ndonje fakir se banditet levizin te armatosur me blinda. Atyre i rruani bishtin ju. Everesti s'kishte pune fare me punet e Arjanit vogel mos ia futni kot per te mbushur rreshtat. Ai i kishte ndare hesapet per 50 kg kokaine te humbur. Darin dhe Francin i kishte vellezer pasi 1 mur i ndanin kurse ne rastin konkret ia beri te qarte cunit tezes qe ti dali vete per zot. Po qe se nuk eshte vrare Neli mund ta kete bere ai me pagese ne te kundert e ka bere Talo Cela me pagese.

    Përgjigju
  • murat: 14/05/2021 19:06

    Kur do te shuhen keto banda kriminale ne Elbasan...

    Përgjigju
    • Murati: 14/05/2021 19:52

      Kurte qethem vicat e politic even te PD te PS te LSI

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?