Borxhet e Shqipërisë janë rritur me afro 790 milionë euro brenda një viti, në 12 muajt e 2018-ës. Kjo del nga statistikat zyrtare të ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, departamenti i Borxhit. Sipas këtyre statistikave, çdo ditë të vitit të kaluar stoku i borxhit publik është rritur me 2.1 milionë euro në ditë.
Në monedhën vendase, borxhi i përgjithshëm publik, ku përfshihen detyrimet e qeverisë qendrore, borxhet e garantuara nga qeveria, por edhe detyrimet e marra në vite nga bashkitë, ka arritur në 1 trilion e 107 miliardë lekë të reja në fund të dhjetorit 2018. Një vit më parë, kjo shifër shënonte 1 trilion e 88 miliardë lekë.
Të konvertuara në monedhën e përbashkët evropiane, rezulton se totali i borxhit ka shkuar shumë pranë 9 miliardë eurove (8 miliardë e 972 milionë) gjatë vitit 2018, ndërkohë që ishte në nivelin e 8 miliardë e 185 milionë eurove një vit më parë.
Huatë
Gjatë vitit të kaluar, qeveria shqiptare ka marrë në shtatë raste hua të reja. Huaja më e madhe është ajo, e cila u sigurua nëpërmjet një Eurobondi të radhës. Eurobondi ishte emetuar në vitin 2015 me afat 5-vjeçar dhe normalisht duhej të mbaronte në vitin 2012, por Financat ndërhynë më shpejt, duke siguruar 500 milionë euro me një afat 7-vjeçar. Kjo hua shkoi për mbështetje buxhetore. Një hua tjetër, e marrë në qershor të vitit të kaluar nga Banka Botërore, me vlerën e 50 milionë eurove, ka si destinacion realizimin e lidhjeve të rrugëve sekondare dhe lokale. Po nga Banka Botërore është siguruar edhe një tjetër hua prej 23 milionë eurosh, që do të mbështetë programin e burimeve ujore. Hua të tjera janë ato për punime të reja në segmentin Tiranë-Elbasan (16 milionë euro), financim shtesë për rritjen e sigurisë së digave të HEC-eve kryesorë të vendit (12 milionë euro), 11 milionë euro shtesë për programin e modernizimit të asistencës sociale dhe 5 milionë euro nga Italia për projektin e arsimit dhe trajnimit nëpërmjet inovacionit.
Sektorët
Stoku më i madh i borxhit, i cili është krijuar përgjatë viteve, i takon mbështetjes së buxhetit të shtetit shqiptar nga ana kryesisht e institucioneve financiare ndërkombëtare, të tilla si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim, etj. Në total, aktualisht Shqipëria ka një detyrim për shuma të marra hua në favor të mbështetjes buxhetore në masën 2.67 miliardë euro.
Në vend të dytë sa i përket shumës së borxheve sipas sektorëve vjen Transporti me 1.4 miliardë euro borxhe aktualisht. Pas këtij sektori vjen energjia, me 852 milionë euro.
Një shifër jo e vogël detyrimesh është krijuar me huatë e marra në favor të sektorit të ujësjellës-kanalizimeve, ku shuma ka shkuar në 409 milionë euro.
Interesat
Në vazhdën e viteve të fundit spikat shifra më e lartë e pagesës së interesave të borxhit gjatë vitit 2013, kur janë paguar në formën e interesave të huasë 43.3 miliardë lekë. Shifra e vitit të kaluar ishte më e vogël: 36.5 miliardë lekë, por gjithsesi me një rritje krahasuar me 2017-ën, kur u paguan si interesa 31.9 miliardë. Por, buxheti i shtetit nuk ka paguar vetëm interesat. Në total, shërbimi i borxhit, ku përfshihen si interesat, por edhe principali, vitin e kaluar ishtë në vlerën e 88.2 miliardë lekëve, ose mbi 700 milionë euro.
Raporti me PBB
Sipas Financave, raporti i borxhit publik me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) ka ardhur në rënie të shpejtë gjatë vitit të fundit. Pas një rekordi negativ prej 72.67 përqindësh ndaj PBB-së në vitin 2015, në fund të 2016-ës kjo shifër arriti në 72.21%, me një ulje minimale. Ulja pasuese ka qenë më e ndjeshme, duke arritur në 70.02 për qind në fund të 2017-ës, me 2% pakësim. Ndërkohë, ulja ka qenë edhe më e ndjeshme vitin e kaluar, me shifrën 67.16% të raportit borxh publik/ PBB në fund të 2018-ës, gjithnjë sipas buletinit statistikor të borxheve të ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Lidhur me vlerat e Prodhimit të Brendshëm Bruto, këto ende nuk janë zyrtarizuar, p[asi INSTAT-i jep shifrat e sakta vetëm pas disa vitesh. Megjithatë, Financat përdorin vlerësimet e tyre të përafërta, duke ofruar shifrat 1 trilion e 475 miliardë lekë për vitin 2016; 1 trilion e 552 miliardë lekë për vitin 2017 dhe 1 trilion e 647 miliardë lekë për vitin e kaluar.
Pavarësisht nga tendenca ulëse e raportit borxh publik/ PBB, ende ky borxh është shumë i lartë për një vend si Shqipëria, që e ka të vështirë të kryejë pagesat e huave të shumta të marra. Për vendin tonë, ndërkombëtarët kanë sugjeruar vazhdimisht si një nivel të pranueshëm raportin 40 për qind ndaj PBB-së, që duket se do të jetë larg në kohë për t’u arritur.
Puna nuk eshte te borxhi por si të të kapin për gryke dhe këta bajga që kemi neper pushtete si majtas e djathtas, me urdher të bajgave qe japin borxh, ti kapin shqiptarët për gryke. Kontrolli nëpërmjet borxhit eshte me i keq se vet ky i fundit!
PërgjigjuInstitucionet nderkombetare FMN dhe Banka Boterore e kane strategji te tyre mbeshtetjen me borxhe ,qe shtetet te mbesin be kurthin e tyre . Ahmetaj eshte faqa e zeze e financave shqiptare , qe nepermjet PPP dhe shpenzimeve pa kriter rriten borxhin publik .Ne teorine dhe praktikat financiare ,borxhi publik eshte mine me sahat, qe po plasi shkakton tensione sociale, te pa riparueshme , por Rama vazhdon me metodat neoliberale te Sorosit qe vec fatkeqesi i sjellin popullit nga ana ekonomike
PërgjigjuBravo qeveria!!!
PërgjigjuPo mire more zoteri po kur e coi Sala 73% ku ishe ti? Na cuditet keta e ulin borxhin ju thoni se keni ulur. Po kur Sala e kaloi 60% pse sua mbajti te flisni. Si ulet borxhi direkt nga 73 ne 40% me lloqe.
PërgjigjuPo mire mo isala mori faturën dhe iku nga pushteti ndër të tjera dhe për menaxhimin e politikave ekonomike...tani rama që sipas lajmit të mësipërm duhet ti themi bravo se edhe berisha ka gabuar... vlerësoni votën se nuk është shaka 1ditore por është investim 4 vjeçar...beeeee
Ty tka ngel sahati ke sala!!