Parku i Liqenit Artificial në Tiranë i është nënshtruar dezinfektimit ditën e sotme.
Rreziku nga Covid është ende mes nesh, ndaj, përpos përpjekjeve për t'u qëndruar masave, si dhe për të mos lejuar grumbullimet masive, Bashkia e Tiranës ka vijuar me dezinfektimin e përditshëm të parkut që nga stolat, këndet e forcës, fushat multisportive dhe tribunat e tyre, si dhe çdo pikë tjetër rekreative në park.
Për të garantuar sa më shumë siguri frekuestuesve të kodrave të Liqenit, dhe sidomos të vegjëlve që kalojnë pak çaste tek parku i lojërave, Bashkia e Tiranës po vazhdon punën në terren, për pastrimin, dezinfektimin, dhe garantimin e zbatimit të masave.
Së fundmi, lehtësimi i masave lidhur me situatën e koronavirusit në vendin tonë është shoqëruar edhe me një lëvizje të shtuar të qytetarëve, për të shkuar në punë, për të bërë blerjet e ndryshme, apo edhe për të shëtitur.
Ku eshte lali Eri ketu ku jetoj une kryebashkjaku del dy here ne dite Per te Informuar qytetaret APO NUK I JEP LEJE SHEFI
PërgjigjuSUME MIRE beni qe e dezifektoni,,,por hyrja ne parkun e liqenit duhet te behet me orar,,te hene te marte pushim,,,ditet e tjera nga ora 7:00--11:00 ne mengjes dhe 17:00--22:00 te darkes,,kjo per arsye sigurie,,,dhe per ti lene kohe puntoreve te pastrojne parkun….
Përgjigju