Parku i Liqenit Artificial në Tiranë

Dezinfektohen hapësirat argëtuese tek Parku i Liqenit Artificial (FOTO)

5 Maj 2020, 20:39| Përditesimi: 5 Maj 2020, 20:42

  • Share

Parku i Liqenit Artificial në Tiranë i është nënshtruar dezinfektimit ditën e sotme.

Rreziku nga Covid është ende mes nesh, ndaj, përpos përpjekjeve për t'u qëndruar masave, si dhe për të mos lejuar grumbullimet masive, Bashkia e Tiranës ka vijuar me dezinfektimin e përditshëm të parkut që nga stolat, këndet e forcës, fushat multisportive dhe tribunat e tyre, si dhe çdo pikë tjetër rekreative në park.

Për të garantuar sa më shumë siguri frekuestuesve të kodrave të Liqenit, dhe sidomos të vegjëlve që kalojnë pak çaste tek parku i lojërave, Bashkia e Tiranës po vazhdon punën në terren, për pastrimin, dezinfektimin, dhe garantimin e zbatimit të masave.

Së fundmi, lehtësimi i masave lidhur me situatën e koronavirusit në vendin tonë është shoqëruar edhe me një lëvizje të shtuar të qytetarëve, për të shkuar në punë, për të bërë blerjet e ndryshme, apo edhe për të shëtitur.

Dezinfektohen hapësirat argëtuese tek Parku i Liqenit Artificial
55/14
Komento

Komente

  • Cim tironci: 06/05/2020 00:16

    Ku eshte lali Eri ketu ku jetoj une kryebashkjaku del dy here ne dite Per te Informuar qytetaret APO NUK I JEP LEJE SHEFI

    Përgjigju
  • turi: 05/05/2020 23:39

    SUME MIRE beni qe e dezifektoni,,,por hyrja ne parkun e liqenit duhet te behet me orar,,te hene te marte pushim,,,ditet e tjera nga ora 7:00--11:00 ne mengjes dhe 17:00--22:00 te darkes,,kjo per arsye sigurie,,,dhe per ti lene kohe puntoreve te pastrojne parkun….

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?