Kryeministrja e e Suedisë, Magdalena Andersson.

Bota

Dha dorëheqjen nga posti i kryeministres, rikonfirmohet sërish në detyrë kryeministrja e Suedisë

30 Nëntor 2021, 08:10| Përditesimi: 30 Nëntor 2021, 08:17

  • Share

Gruaja e parë e cila u zgjodh në postin e kryeministres në Suedi, Magdalena Anderson është riemëruar sërish në këtë post, më 29 nëntor, pasi dha dorëheqjen për shkak të mosmiratimit të buxhetit në Parlament.

Ajo dha dorëheqje vetëm pak orë pas emërimit të enjten e shkuar, pasi koalicioni i saj kolapsoi. Deputetët suedezë e përkrahën sërish udhëheqësen e partisë Social-Demokrate, Magdalena Andersson me shumicë të ngushtë gjatë votimit të ri të hënën më 29 nëntor.

Tani detyra e Andersson do të jetë të udhëheq qeverinë njëpartiake deri në zgjedhjet parlamentare të shtatorit 2022.

Në votimin e së hënës, 349 deputetët e Parlamentit suedez votuan për Andressonin ndërkaq 75 abstenuan. 173 votuan kundër. Nën sistemin politik suedez për t’u emëruar kryeministre asaj i duhej shumica e thjeshtë e votave.

Ish-kampionia suedeze në not nga Universiteti i Upsalas, Andresson e nisi karrierën politike në vitin 1996 si këshilltare e kryeministrit të atëhershëm, Goran Persson. Shtatë vjetët e shkuara i kaloi si ministre e Financave para se të bëhej udhëheqëse e Social-Demokratëve në fillim të nëntorit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?