Sali Berisha

Dhe thoni pastaj se kush janë pazarexhinjtë e vërtetë!

21 Shkurt, 11:03| Përditesimi: 21 Shkurt, 11:04

  • Share

Demokratët e thjeshtë duhet të dinë se ata që në darkë i kishin thirr për të protestuar kundër Edi Ramës, në drekë kishin bashkuar votat me PS-në dhe Ulsi Manjën për të përfituar nga amnistia penale të korruptuarit e hetuar nga SPAK dhe të dënuarit nga Gjykata e Posaçme.

Pra, nëse Alibeajn e kanë quajtur të shitur dhe tradhëtar pse ka propozuar të amnistohen të gjithë demokratët e dënuar apo hetuar për protestat e zhvilluara nga PD apo protesta të tjera qytetare, deputetët e Berishës futen në pazar me Edi Ramën për të aministuar korrupsionin në radhët e tyre, automatikisht edhe në radhët e qeverisë, meqenëse edhe asaj i vjen për shtat një gjë e tillë.

Dhe thoni pastaj se kush janë pazarexhinjtë e vërtetë!

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?