Gazetari i Report Tv Artan Hoxha ka komentuar vizitën e Presidentit Meta në Tropojë. Hoxha kujton se 19 vite më parë Meta shkoi në Bajram Curri si kryeministër, u prit si armik dhe gati sa nuk e morën peng, ndërkohë që këto ditë ia mori valles me tropojanët. Gazetari pyet se kush ka ndryshuar gjatë viteve dhe se a ka ardhur koha të rrëfehet se kush ia vuri zjarrin Tropojës në vitin 2000.
Postimi i plotë nga Artan Hoxha
Ja c’do te thote ta kesh mire me liderin historik, te kthen nga figura me e urryer si kryeminister, ne figuren me te dashur si president...
Presidenti Ilir Meta ka vizituar te dielen e 26 majit 2019 Bajram Currin, ku edhe ka marrë pjesë në Festivalin e Parë Mbarëkombëtar të “Kcimit të Tropojës”.
Përmes një postimi në “Facebook”, Presidenti Meta shpreh edhe përshtypjet e tij nga ky festival, ndërsa ndan edhe një video ku shfaqet duke kërcyer në atmosferën festive.
“Në Tropojën e dashur dhe fisnike! I lumtur të marr pjesë sot në Festivalin e Parë Mbarëkombëtar të “Kcimit të Tropojës”, kryevepër e trashëgimisë shpirtërore të kombit tonë!
Atmosferë e jashtëzakonshme festive!”-shkruan Meta.
Padiskutim qe ky mbetet nje lajm i mire per presidentin dhe banoret e Tropojes. Por 19 vite me pare kur Meta ishte kryeminister, rrezikoi te merrej peng gjate vizites se tij ne Bajram Curri. Tashme presidenti mund te na e thote qarte se kush e pengoi gjate vizites si kryeminister dhe kush i mundesoi nje mikepritje kaq miqesore gjate vizites si president???!!! Mesa duket armiqesia qe kishte me kreun e PD-se ne vitin 2000, beri qe te pritej si armik ne Tropoje, histori qe ne fakt perfundoi me shoqerimin e Sali Berishes nga zyrat e PD-se ne drejtorine e policise Tirane, mesnaten e 28 nentorit 2000.
Ndersa 19 vite me pas, Meta tashme president, pritet me kenge e valle ne Tropoje sepse tashme eshte mik personal i liderit historik te PD-se, Sali Berisha...
E shtofshi miqesine, por na e tregoni pse i vute zjarrin Tropojes dhe Shqiperise ne vjesht-dimrin e vitit 2000. Per ata qe nuk e kane jetuar apo e kane harruar ate kohe, ja si protestohej kunder kryeministrit socialist Ilir Meta ne Bajram Curri, nga demokratet dhe qytetaret e Tropojes ne nentor 2000...
Pamjet shkeputur nga emisioni “Xhungel”....