Foto nga maratona e viteve të kaluara

Sociale

Dhjetëra vullnetarë të huaj mbërrijnë për Maratonën e Tiranës, Veliaj: I dhurojmë kryeqytetit kartolinën më të bukur të vitit! Rrugët ku duhet të hiqni automjetet që sot

15 Tetor 2021, 14:21| Përditesimi: 15 Tetor 2021, 22:11

  • Share

TIRANË- Ditën e dielë do të mbahet Maratona e Tiranës, ku do i bashkohen vullnetarë vendas por edhe të huaj, të cilët i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për të qenë të pranishëm në eventin më të rëndësishëm sportiv të vitit në Shqipëri. Një pjesë e vullnetarëve të mbërritur kryesisht nga vende të rajonit tonë janë pritur nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili u shprehu mirënjohjen për kontributin e tyre, ku tha se kjo ditë do të shërbejë edhe si një kartolinë e bukur për kryeqytetin shqiptar.

“Jam shumë entuziast sot, që një grup fantastik djemsh e vajzash nga gjithë Ballkani na janë bashkuar si vullnetarë për të na dhënë edhe një dorë me maratonën krahas vullnetarëve tanë. Do jetë një ditë fantastike, një kartolinë për Tiranën gjithë organizimi i Maratonës dhe unë ju jam shumë mirënjohës,” u shpreh ai.

Siç njofton zyra e shtypit, të dielën do të zhvillohen 7 koncerte, duke e kthyer edhe në një ditë feste për qytetarët.

“Mezi pres që ditën e dielë ta kthejmë në një festë të Tiranës. Do jetë një ditë pa makina. Do kemi edhe 7 koncerte të ndryshme. Do ketë një mobilizim të jashtëzakonshëm të Policisë Bashkiake, Policisë së Shtetit, zjarrfikëseve, ambulancave, kështu që dua që të gjithë qytetarët si ata që do vrapojnë por edhe ata që do festojnë të na ndihmojnë që të shkojë shumë mirë,” tha Veliaj. 

Ky është viti i pestë që kryeqyteti do të presë Maratonën, ndërsa Veliaj iu bën thirrje edhe qytetarëve që për një ditë të mos i përdorin makinat e tyre.

"Tirana e ka kaluar testin me sukses katër vite, ndaj tani që kemi për herë të parë maratonën e  plotë 42 kilometra jam i sigurt që do tregojmë sërish që jemi super qytetarë, të mirëkuptueshëm dhe mbi të gjitha të kuptojmë që edhe po s’vrapuam, vetëm duke lënë makinën atë ditë, ne kemi marrë pak oksigjen për vete, fëmijët dhe familjet tona,” u shpreh Veliaj.

Ora 14:51
Të dielën ‘Maratona e Tiranës’, policia Bashkiake nis lirimin e rrugëve, nëse keni parkuar automjetet në këto rrugë, duhet t'i hiqni që sot

Kryeqyteti po bëhet gati për ‘Maratonën e Tiranës’! Për t'i lënë vendin 'pistës' për vrapuesit, qarkullimi i automjeteve do të devijohet përgjatë dy ditëve në vijimin, ndërsa sot Policia Bashkiake ka nisur me heqjen e automjeteve në rrugët ku nuk do të lejohet qëndrimi i makinave. Për këtë arsye, në rrugët ku do të kalojnë vrapuesit, nga sot nuk do të lejohet as të parkohen automjete. Policia Bashkiake bën thirrje që të lëvizen automjetet e parkuara në këto rrugë, pasi në të kundërt, do të merren me karrotrec.

Kufizimi i qarkullimit (dhe i parkimit) të automjeteve do të bëhet si më poshtë:

1-Kufizimin e qarkullimit të automjeteve në datën 16 Tetor 2021 nga ora 08:00 deri në orën 12:00, për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv “Maratona Fun Run” të organizuar nga Bashkia Tiranë, si më poshtë:

•Ndalohet qarkullimi në blevardin "Dëshmorët e Kombit" deri te sheshi "Skënderbej" në datën 16 Tetor 2021 nga ora 08:00 deri në orën  12:00,  me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.

•Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet si më poshtë:

a. Në rrugët “Lek Dukagjini”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Abdyl Frashëri” dhe rruga “Papa Gjon Pali II”.

b. Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frashëri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Abdyl Frashëri” me dalje në blv “Dëshmorët e Kombit”.

c. Në kryqëzimin e blv “Bajram Curri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.

d. Në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.

e. Në kryqëzimin e rrugës “Ismail Qemali” me rrugën “Papa Gjon Pali II”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Ismail Qemali” me dalje në blv “Dëshmorët e Kombit”.

2.1-Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjës urbane do të pezullohet përgjatë gjithë blevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshit “Nënë Tereza”, sikurse në të gjitha segmentet rrugore që kryqëzohen me itinerarin e sipërcituar, si më poshtë:

a. Linja Nr. 1/A “Selitë – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias”  dhe 1/B “Kodra e Diellit 2 – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” devijon te sheshi “Ëillson” për të vazhduar në kthim në rrugët “Sami Frashëri”-“Myslym Shyri”-“Ibrahim Rugova”  – blv “Gjergj Fishta”, kurse pjesa tjetër e itenerarit te kryqëzimi i Ministrisë së Drejtësisë.

b. Linja Nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Ëillson”.

c. Linja Nr. 3 “Kashar–Yzberisht – Qendër”devijon te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën“Ibrahim Rugovën” (Banka e Shqiperisë) dhe tek Kafe “Flora”– rruga Mine Peza – rruga “e Durresit”.

d.Linja Nr. 4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijon nga sheshi “Karl Topia”- “Zogu I” - rruga “Fortuzi” – rruga e “ Durrësit”.

e. Linja Nr. 5 /B “Institut – Qendër” devijon nga sheshi “Karl Topia” – blv “Zogu I” - rruga “Fortuzi” – rruga e “ Durrësit”.

f. Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg” devijon në kryëzimin “E Elbasanit”- “Ismail Qemali” – blv “Bajram Curri”-“E Elbasanit”.

g. Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – rruga “Jordan Misja” devijon në kryëzimin e rrugës së “Elbasanit”- rrugën “Ismail Qemali” – rrugën “Papa Gjon Pali II” - blv “Bajram Curri”-rruga “e Elbasanit” dhe pjesa tjetër e itenerarit blv “Zogu I” - rruga “Fortuzi” – rruga “Mine Peza”.

h. Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit” dhe pjesa tjetër te rruga “e Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugovën” (Banka e Shqiperisë).

i. 10/B “Qendër – Mihal Grameno –Qendër” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit”.

j. Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re – Sharrë” devijon në kthim te rruga “e Kavajës” në kryqëzim me rrugën“Ibrahim Rugovën” (Banka e Shqiperisë) dhe pjesa tjetër “Zogu I” - “Fortuzi” – “Mine Peza”.

k. 12/B “5 Maji – Sharrë” devijon në kthim te rruga “e Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugovën” (Banka e Shqiperisë) dhe pjesa tjetër blv “Zogu I” - rruga “Fortuzi” – rruga “Mine Peza”– Unazë – rruga “5 Maj”.

l. Linja Nr. 13 “Tirana e Re” sipas sensit orar të devijohet në rrugën kryqëzimin me rrugën “Myslym Shyri” drejt “Librit Universitar” në kthim te sheshi Willson.

m. Linja Nr. 14 “Unaza” të devijojë te ura e rrugës së “Elbasanit dhe ura e rrugës “Sami Frashëri”.

n. Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio të devijojë te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugovën” (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjetër në kryqëzimin me “Unazën e Vogël” të vazhdojë drejt (mbrapa TOB).

3.Kufizimin e qarkullimit të automjeteve në datën 17 Tetor 2021 nga ora 07:00 deri në orën 17:00 për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv “Maratona 2021” të organizuar nga Bashkia Tiranë, si më poshtë:

• Ndalohet qarkullimi në datën 17 Tetor 2021 nga ora 07:00 deri në orën 17:00 në sheshin “Nënë Tereza” duke vazhduar në gjithë bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, bulevardi “Bajram Curri”, kryqëzimi me rrugën “e Elbasanit”, rruga  “George W. Bush”, rruga “Abdi Toptani”, bulevardi “Zog I”, blv “i Ri”, rruga “Ded Gjo Luli”,  rruga “ e Durrësit”, rruga “e Kavajes”, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” nga kryqëzimi me urën e “Gjykatës Tiranë” deri te ura “Taiwan”, bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me urën e “Gjykatës së Rrethit Tiranë” deri te “ura Taiwan”, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lek Dukagjini”, më përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.

• Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet sipas planit të lëvizjes bashkëlidhur kësaj urdhërese si më poshtë:

a. Në “Unazën e Mesme” përveç segmentit ura e “Gjykatës së Rrethit Tiranë” deri tek Rruga e “Elbasani”, rruga “Luigj Gurakuqi”, rruga“ e Dibrës”, rruga “e Barrikadave”, rruga “Mine Peza”, rruga “ e Kavajës” nga “ura teknologjike” deri te “21 Dhjetori”, rruga “Vaso Pasha”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri te rruga “Sami Frashëri”, rruga “Abdyl Frashëri” nga kryqëzimi me sheshi “Willson” deri te rruga “Vaso Pasha”.

b. Në kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit” dhe blv “Zhan D’Ark” me drejtime të detyruara përkatësisht djathtas dhe majtas.

c. Në kryqëzimin e rrugës “e Barrikadave” me rrugën “e Dibrës”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e “Unazës së Vogël” me dalje në blv “Zogu I”.

d. Në kryqëzimin e bulevardi “Zogu I” me rrugën “Fortuzi”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit.

e. Në rrugën “Mine Peza”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “e Durrësit”.

f. Në kryqëzimin e “21 Dhjetori”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës së “Kavajës”.

g. Në rrugën “Myslym Shyri” me rrugën “Sami Frashëri”, drejtim i detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Myslym Shyri” në dalje me unazën.

h. Në kryqëzimin “Vasil Shanto”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e blv “Bajram Curri”.

i. Në kryqëzimin e rrugës “Pjetër Bogdani” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Pjetër Bogdani” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.

j. Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frashëri” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Vaso Pasha” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.

k. Në kryqëzimin e rrugës “Adem Jashari”, drejtim të detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.

3.1.Itinerari i lëvizjes së mjeteve linjave urbane do të devijohet si më poshtë:

a.Linja Nr. 1/A “Selitë – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias”  dhe 1/B “Kodra

e Diellit 2 – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” devijon në blv “Bajram Curri” (pranë urës së policisë) detyruese djathtas për në rrugën “Sami Frashëri”. Pjesa tjetër e linjës devijon nga blv “Zogu I” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te rruga “Dervish Hatixhe” dhe rruga “e Barrikadave” në kthim.

b. Linja Nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Ëillson”.

c. Linja Nr. 3 “Kashar-Yzberisht-Qendër” devijon te “21 Djetori” dhe tek Sheshi Karl Topia.

d. Linja Nr. 4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijon tek Sheshi Karl Topia.

e. Nr. 5 /A “Ish Kombinati i Autotraktorëve – Qendër” devijon te Ura e rrugës së “Elbasanit”.

f. Linja Nr. 5 /B “Institut – Qendër” devijon nga sheshi “Karl Topia”.

g. Linja Nr. 6 “Laprakë” devijon nga “Zogu I” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” dhe “e Barikadave” në kthim.

h. Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg” devijon te rruga “e Elbasanit” rrethrotullimi “Qyteti Studenti”.

i. Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – Jordan Misja” devijon nga “Zogu I” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” dhe “e Barrikadave” në kthim.

j. Linja Nr. 10/A “Materniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rrugës së Elbasanit.

k. Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re – Sharrë” devijon  nga “Zogu I” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” dhe “ e Barikadave” në kthim, kurse pjesa tjetër te “21 Dhjetori”.

l.12/B “5 Maji – Sharrë” devijon nga “Zogu I” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar  te “Dervish Hatixhe” dhe “e Barikadave” në kthim, kurse pjesa tjetër te “21 Dhjetori”.

m. Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te sheshi “Willson” dhe  pjesa tjetër nga “Zogu I” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” dhe “e Barrikadave” në kthim.

n. Linja Nr. 14 “Unaza” të devijojë te ura e rrugës së “Elbasanit dhe ura e rrugës “Sami Frashëri”.

o. Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio” të devijojë te rruga “e Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Muhamet Gjolleshën” (21 dhjetori) dhe pjesa tjetër në kryqëzimin me “Unazën e Vogël” të vazhdojë drejt (prapa TOB).

4. Ndalohet qarkullimi i mjeteve ATP, Teknologjike dhe Transport pasagjeresh (përveç mjete të transportit urban qytetas) në brendësi të unazës së madhe në datë 17 tetor 2021 nga ora 07.00 -17.00.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?