Ish-kryeministri Sali Berisha

Opinion

Haklaj: Dhjetori i dytë me Berishën e tretë! Egocentrizmi dhe narcizmi berishist shkeli kodin e të vdekurve!

4 Nëntor 2021, 15:25| Përditesimi: 4 Nëntor 2021, 15:48

  • Share

Dje qindra demokratë nga gjithë Shqipëria, dhjetëra deputetë, të gjithë kryetarët e degëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë, miq të shumtë të familjes Basha përcollën për në banesën e fundit në varrezat e Tufinës Xhelal Bashën.

Dje pasdite Sali Berisha shkeli kodin e të vdekurve dhe nuk anulloj foltoren siç do të bënte një burre me parime, por vazhdoj sulmin me zhargonin e tij në foltoren e Kamzës, ku zbrazi një sërë akuzash ndaj Lulzim Bashës, ambasadores së SHBA-së dhe disa gjygjtarëve që kanë në dorë dosjen e Fatmir Çernobilit, Gerdecit.
Sistematikisht Berisha ka sulmuar kryetarin e Partisë Demokratike z Lulzim Basha të zgjedhur me votë plebishitare se gjoja ka shkelur statutin me përjashtimin nga grupi parlamentar i PD pas shpalljes non grata nga SHBA.

Sali Berisha që publikisht mbron fort parimet dhe statutin vetë ka abuzuar pasi shpalli dt e të ashtuquajturit Kuvend Kombëtar në menyrë arbitrare dhe ia atriboj vetes statusin e të gjithë pushtetshmit, duke keqpërdorur nostalgjinē e militantëve të PD për interesat personale të tij dhe familjes vetë.
Tashmë është e qartë se Sali Berisha po tenton të rrembejë PD dhe të pushtojë institucionin e opozitës me puç statutoro-kushtetues duke kryer kështu mirëfilltasi grusht shteti.

Egocentrizmi dhe narcizmi i tij tejkaluan çdo limit. Në menyrë të paskrupullt Berisha shkeli dhe normat e të drejtës zakonore qysh nga Dardania antike, shpërfilli kodin e të vdekurve.
Edhe pse Lulzim Basha kishte mort sepse përcolli në banesën e fundit babain Sali Berisha nuk e ndaloj sulmin e katjushkës së ndryshkur ndaj tij.
Natyrshëm lind pyetja retorike çfarë faji ka Lulzim Basha pse Amerika e ka shpallur non grata Sali Berishën?!
Sigurisht asnjë faj.
Një fjalë e urtë popullore thotë:
“Ska çfarë i ban kalit  dhe i bie samarit”
Berisha ndonëse ka bërë betimin e Hipokratit në politikë mban qendrimin e hipokritit duke mbajtur qëndrim të dyfishtë, nga njëra anë i thur ditirambe SHBA, nga ana tjetër sulmon Bashën dhe Yuri Kimin, por asnjëri nuk i kanë asnjë borxh. SHBA e ka shpallur non grata familjarisht Berishën me një motivacion shumë të rëndë.
Familja e tij tashmë është shpallur zyrtarisht nga Departamenti Amerikan familje mafioze.

Motivacioni i shpalljes e radhit atë mes familjeve Gambino, Coza Nostra, Corona Unita etj. Për të eklipsuar këtë liçitje publike Berisha po përpiqet të rrëmbejë opozitën për ta bunkerizuar atë e për të përdorur për mbrojtjen e vetes dhe familjes.
Zhvillimet globale të fundit deshmojnë se bota po shkon drejt një Jalte të re ku po përplasen fuqitë e mëdha dhe filozofitë konservatore të shtet kombeve dhe shoqërive të hapura e globalizmit.
Në këtë përplasje qytetrimesh pansllavizmi dhe neootomanizmi janë në akord kundër shqiptarizmit.
Berisha si njohës i mirë i gjeopolitikës në menyrë të vullnetshme u bë pjesë e këtyre skenarëve për t’u bërë protagonist i zhvillimeve të brendshme e faktor rajonal kundër interesave amerikane, prandaj ai kërkon aleatë në këtë betejë antagoniste të tij, që në fakt është e fundit.

SHBA janë investuar fort prej shumë kohesh në Ballkan dhe Shqipëria në sajë të mbështetjes së Amerikës po i jep fund tranzicionit të gjatë dhe regjimit autokratiko-oligarko- plutokrato-kakistokratik.
Kjo është arsyeja  që të gjitha segmentet e tij sulmojnë Lulzim Bashën me të gjithë arsenalin e tyre sepse është shnderruar simboli i epilogut të regjimit autokratik dhe personifikimi i epokës demokratike.
Doktrina Basha e frymëzuar nga Monteskië që pret çertifikimin parlamentar realizon ndarjen reale të pushteteve dhe shpirtëzon shtetin e së drejtës.
Filozofi i lashtë grek Aristoteli na ka lenë si testament një maksimë:

“Jemi skllevër të ligjeve për të qenë të lirë”
Pikërisht këtë kërkon të realizojë me paketën e tij kushtetuese dhe vetingun politik Lulzim Basha shtetin ligjor, ndarjen e shtetit nga krimi dhe barazinë e secilit para ligjit.
Berisha është i ndërgjegjshëm se ai si simbol i autokracisë ka rënë, e për pasojë edhe berishizmi sinonim i enverizmit, bolshevizmit është në grahmat e fundit, por nuk don ta pranojë dhe po keqpërdor nostalgjinë e demokratëve për mbijetesë me shprese se Zoti do të bëjë mrekulli për të, në dhjetorin e krishtlindjeve, në dhjetorin e dytë, do të rilindë Berisha i tretë dhe do të rishkruaj edhe një herë historinë e humbur pa lavdi.
Në fakt shqiptarëve Zoti po ju dhuron një mrekulli, ndarjen përfundimtare nga Leviathani “Përbindëshi” Berisha.
Levizja çartiste e tij do të këtë një fund të turpshëm.

Endrra për rilindje do të mbetet utopi.
Demokratët e Shqipërisë çdo ditë do të vetëdijësohen se po keqpërdoren nga Sali Berisha në aventurat e tij donkishoteske për interesat përsonale dhe të familjes së vet dhe se nuk ia vlen të sakrifikojnë veten e shtepinë e lirisë për familjen dhe shtëpinë e Berishës.
Platformës përçaj dhe sundo në emër të bashkimit tanimë i ka dalë boja.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ildkp: 05/11/2021 01:14

    Hë më të lumtë pena mor Azgan....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?