Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve ultimatum Flamurtarit: Paguaj 100 mijë eurot e prapambetura Dajës!

5 Tetor 2020, 17:35| Përditesimi: 5 Tetor 2020, 17:37

  • Share

Si të mos mjaftonte rënia nga kategoria Flamurtari këtë periudhë po përballet edhe me gjyqe, të cilat e detyrojnë klubin vlonjat të pagujë për pagat e prapambetura.

Së fundmi burime brenda FSHF-së bëjnë me dije se Dhoma Kombëtare e Zgjidhjes së Konflikteve i ka kërkuar Flamurtarit të zbatojë vendimin e gjyqit për Ilir Dajën, ish-trajnerin e tyre që aktualisht punon te Partizani, për 90 mijë euro të prapambetura. Në rast të kundërt Flamurtari rrezikon penalitete, të cilat nisin me ulje pikësh dhe shkojnë deri në rënie nga kategoria.

Detyrimi që ka Flamurtari ndaj Ilir Dajës llogaritet të shkojë edhe më shumë se kaq, pasi Dhoma Kombëtare e Zgjidhjes së Konflikteve i ka njohur edhe bonuset për përfaqësinë në kupat e Europës. Shifra totale shkon mbi 101 mijë euro.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?