Ilir Meta

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, Meta: Burgosja e Salianjit do të rrisë më tej zemëratën e deputetëve

4 Tetor, 14:42| Përditesimi: 4 Tetor, 15:08

  • Share

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për media është shprehur se burgosja e Ervin Salianjit do të rrisë më tej zemëratën e deputetëve dhe qytetarëve shqiptarë.

“Dihet qëllimi i Edi Ramës është të mos ketë opozitë ose të jetë e telekomanduar, prej tij.

Burgosja politike e deputetit Salianji, që ka qenë në krye të denoncimeve të forta kundër kësaj narko regjimi dhe kësaj narko qeverie, jo vetëm që nuk do të ndërpresë denoncimet, por do të rrisë më tej zemëratën jo vetëm të deputetëve dhe qytetarëve.

Këtu nuk është problemi i disa karrigeve, por është problemi i Shqipërisë, që është përfshirë nga flakët e krimit të organizuar ndërkombëtar, nga flakët e një korrupsioni skizofrenik, sepse është ky korrupsion që bën atë që nëse i kemi të ardhurat më të larta se Kosova 1.4 herë apo i kemi të ardhurat pothuajse të barabarta për frymë sa Maqedonia e Veriut, i kemi pensionet 2-3 herë më të ulëta se Kosova dhe Maqedonia e Veriut, sepse atje rritja ekonomike shpërndahet në mënyrë të drejtë”, tha Meta.

Dy seancat e fundit plenare në Kuvend u shoqëruan me tensione dhe përplasje të forta. Pasi kryeparlamentarja Elisa Spiropali njoftoi heqjen e mandatit të Salianjit, deputetët e opozitës bllokuan foltoren, e shkatërruan atë dhe hodhën sende në drejtim të saj.

Më pas ata morën karriget e tyre dhe i dogjën jashtë Kuvendit, ndërsa pati edhe debate deri në konfrontim fizik. Ky aksion vijon pas dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji për akuzën e kallëzimit të rremë. Opozita gjithashtu ka vendosur të bojkotojë të gjitha komisionet, ndërsa më 7 tetor do të nisë vala e protestave.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 04/10/2024 15:25

    Like hajduti badakxhi cfare do besh prap per nje te burgosur te zakonshem si Salianji do dergosh Monen ao dashnoren tende shemtiren Xhixhon te djegin prap karriget??Maskarralliku dhe pa fytyresia juaj ka kaluar cdo limit!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?