Vuçiç me të birin

U përfshi në përplasjen mes tifozëve në Gjermani, Vuçiç krenar për të birin: E provokuan shqiptarët, ai nuk më turpëroi

25 Qershor, 09:30| Përditesimi: 25 Qershor, 15:29

  • Share

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka konfirmuar tashmë zyrtarisht se djali i tij Danilo ishte i pranishëm në aktet e dhunës që ndodhën në qytetin Gelsenkirchen në Gjermani, në prag të ndeshjes mes Anglisë dhe Serbisë.

Gjatë një interviste për mediat vendase, Vuçiç u shpreh se djali i tij dhe serbë ishin ulur në një lokal, kur u sulmuan me karrige nga një grup shqiptarësh, tifozë të Schalkes.

Sipas Vuçiç, tifozët shqiptarë i ka shqetësuar prania e flamujve të Serbisë në kafenenë ku po qëndronin djali i tij dhe tifozët, ndërsa ndihet krenar që Danilo nuk e ka turpëruar, por i është kundërpërgjigjur sulmit.

“Kanë qenë kryesisht shqiptarë, tifozë të Schalkes, i kanë sulmuar me karrige. Ishte interesante qasja policisë gjermane që kërkoi arrestimin e tifozëve serbë.

Nuk e di se çfarë duhet të bëjë dikush kur e sulmojnë me karrige dhe shishe.

Ata u ulën të qetë dhe po hanin. Ishte e vetmja kafene me flamur serb dhe kjo i shqetësonte. Unë e dua djalin tim. Ai nuk e turpëroi babanë e tij në asgjë”, tha Vuçiç.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?