Dhuna në Maqedoni e Kosovë,
Dade: Të ruhet stabiliteti në Ballkan

18 Prill 2012, 13:39| Përditesimi:

  • Share
PS përmes deputetes Arta Dade, njëkohësisht sekretare për marrdhëniet ndërkombëtare ka kërkuar angazhimin e faktorit ndërkombëtar për ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit. Nisur nga tensionimi i situatës në Maqedoni, pas vrasjes së 5 maqedonasve, Dade kërkoi nga gjithë faktori politik në Shkup, qoftë maqedonas apo edhe shqiptarë të kontribuojnë për paqen dhe ruajtjen e qetësisë.

Dade përshëndeti edhe retorikën e qeverisë maqedonase në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, ndërsa theksoi se bashkëpunimi rajonal është nga kushtet per integrim te rajonit ne BE.

Ndërkaq Dade dënoi edhe incidentet në veri të Kosovës.
“I kërkojmë autoriteteve te veprojnë për të zbatuar ligjin. Cdo përpjekje për destabilizim,është e dështuar. U bëj thirrje ndërkombëtarëve e autoriteteve serbe të bashkëpunojnë me qeverinë e Kosovës në zbatim të ligjit dhe cuarjes përpara të proceseve integruese që janë në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës.”-përfundoi deklaratën e saj deputetja e PS, Arta Dade.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?