Dhuna ndaj 3 shqiptarëve në Malin e Zi, dyshohet se u konfiktuan për radhën e zbritjes nga trageti! Në pranga 3 malazezë

8 Janar, 10:51| Përditesimi: 8 Janar, 12:33

  • Share

Policia malazeze publikoi identitetin e tre personave të arrestuar si autorë të sulmit fizik ndaj shtetasve shqiptarë në Herceg Novi më 6 janar. Sergej Deviç, Kosta Dungjeroviç dhe Branko Vuksanoviç, të gjithë nga fshati Zelenika në Mal të Zi, ndodhen në paraburgim ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë pasi grupi që kreu sulmin dyshohet se përbëhej nga 8 persona. Policia malazeze këmbëngul se incidenti ndodhi si pasojë e një situate në trafikun rrugor.

Megjithatë burimet policore thonë se dhuna ndaj 3 shqiptarëve Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi dyshohet se zanafillën e ka në momentin kur ata po zbrisnin me makinë nga trageti me të cilin kishin udhëtuar. Burimet bëjnë me dije se shqiptarët janë konfliktuar me shtetas të tjerë malazez për radhën e zbritjes nga trageti.

Konflikti verbal i nisur aty, me sa duket nuk është mbyllur ndërsa mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për të njëjtët persona që kanë ndjekur makinën e shqiptarëve, apo kanë qenë autorë të tjerë të njoftuar miq të tyre malazez për të goditur shqiptarët. Policia vendase tha në një deklaratë se “personat e sulmuar kanë qenë në një automjet me targa gjermane dhe nga të dhënat e deritanishme, shkaku i ngjarjes ka qenë situata në trafik”.

Por Klodjan Meaj, njëri nga tre shqiptarët që ranë pre e dhunës dyshon se shkak mund të ketë qenë prania e flamurit shqiptar në pasqyrën e automjetit. Meaj së bashku me dy personat tjerë, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi, ishin punëtorë sezonalë në Gjermani dhe po udhëtonin me të njëjtin automjet. Pas denoncimit të ngjarjes, ata u shoqëruan nga policia malazeze deri në pikën kufitare me Shqipërinë në Shkodër ku më pas morën ndihmën mjekësore dhe u larguan na banesat e tyre.

Ora 12:32
Dhunimi i tre shqiptarëve, reagon Unioni Demokratik i Shqiptarëve në Mal të Zi: E papranueshme, të zbardhen menjëherë rrethanat

1704568137_malizi.png

Unioni Demokratik i shqiptarëve në Malin e Zi ka reaguar ndaj rrahjes barbare të tre të rinjve shqiptarë, duke kërkuar një shpjegim për incidentin. Kreu i unionit, Mehmet Zenka, e cilëson sulmin të papranueshëm dhe kërkon nga autoritetet dhe kryeministri Milojko Spajiç që të zbardhen menjëherë rrethanat.

“DUA u bën thirrje urgjentisht organeve përgjegjëse si dhe kryeministrit Milojko Spajiç dhe ministrit të Punëve të Brendshme Danilo Saranoviç që të marrin të gjitha masat e duhura për të zbardhur rrethanat e sjelljes së papranueshme ndaj tre shtetasve shqiptarë. Duam të dimë se cili është shkaku i këtij qëndrimi”, thuhet në njoftim.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/01/2024 00:48

    /Patriot/,po te jete ceshtje ksenofobie e nacionalizmi ne mes,mediat malazeze mund t'a kishin filluar me ish-kryeministrin e tyre Dritan Abazovicin e ca figura te tjera shteterore me origjine shqiptare dhe t'jua kishin bere kohen e tenures, ferr mbi toke e jo te humbnin kohe duke u marre me disa shqipo gjakenxehte qe durimin dhe mirekuptimin e njohin rralle.

    Përgjigju
  • edmond (koder rreshen): 08/01/2024 15:21

    C`far te komentosh ? Se u rrahen nga Serbet ?! Nga Shqiptar qe ndjehen Serb (njeri nga tre te arrestuarit e ka mbiemrin Vuksanovic -Vuksani-) .... Shqiptari paska rraf Shqiptarin,dhe noshta jo per flamur,por se ti je ne token time dhe un kam prioritetin !

    Përgjigju
  • Patrioti: 08/01/2024 13:03

    Po pse cfar do thonë mediat malazeze se i goditen per flamurin ca njeres flisni kot edhe nuk kuptoni qe mediat ne mal te zi nxierim lajme ne reme

    Përgjigju
  • Arben: 08/01/2024 12:07

    Sikur ishin 8 veta me uniforma ushtarake serbe qe kishin dhunuar pa asnje shkak shqiptaret te cilet kishin nje flamur kombetar te vogel tek pasqyra e makines!? Tre heronjte tane nuk paskan deklaruar as konfliktin ne traget? Pavaresisht te gjithave dhuna nuk tolerohet! Por edhe keta 3 djemte shqiptare nuk mund te behen te famshem si Ballist Morina! Nje incident ndoshta banal nuk mund te kthehet ne kauze kombetare!

    Përgjigju
    • Gripi: 08/01/2024 12:26

      Perse e vije ne dyshim ti qe ka qene pasoje e nje sherri banal? Te dyja palet ballkanas gjaknxehte. Ata kane qene ne shtepine e tyre keshtu qe i kane rrahur, tani kur te kalojne ata kendej nga fshati i ketyre heronjve me flamur te vockel ne pasqyre ti rrahin dhe keta. Nuk eshte turp te te rrahin, turp eshte te besh si keta qe nuk tregojne te verteten. Pastaj, Ballisti Hero? Ballisti nje idiot.

  • Loran: 08/01/2024 11:42

    Mashtrusat

    Përgjigju
    • Patriot: 08/01/2024 13:05

      Po cfar mashtrusa mediat malazeze cfar do nxierim qe i rane per flamurin ca njeres flisni kot pa ditur cfar ka ndodhur

  • Nardi: 08/01/2024 11:23

    Me vjen keq per dhunen por e dija qe ishte per radhen e tragetit jane bere gango cunat.

    Përgjigju
    • Nikla: 08/01/2024 21:58

      Fiks Nardo,vete e kam bo ate rruge 100 here pa hy gjemb ne kome,e kan krujt vete kta garipat tone dhe hongren dru,me ka ndodh qe i kam gjet vete me Mercedes te kthy me 4 rrota perpjete ne mes te rruges i kam edhe ndihmu me i nxjerr nga makina kta garipat tone,po prap osht lloji nuk i ndrysho mo kta,nuk kan faj kujtojne se jan ne shqipri ku thone jam miku ktij apo atij ene ja hedhin..po paska dhe kshu qe te dhjesin ne dru!!!ene osht flamuri pastaj..

  • Tony: 08/01/2024 11:07

    E pra e paskan kruajtur pak situaten... Si dilkan 7 veta e te rrifkan nuk egziston fare opo fare... Te jet mesim per ju edhe te shkuara.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?