Dhuna në protesta/ Kryeministri Rama: Meta e Saliu duan të bëjnë Lulin dhëndër të pushtetit dhe Monikën arkëtare të shtetit, Shqipëria nuk kthehet prapa

12 Dhjetor 2020, 12:48| Përditesimi: 12 Dhjetor 2020, 14:36

  • Share

Kryeministri Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar serish për dhunën në protestat e zhvilluara në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë dhe qëndrimin e Presidentit dhe opozitës. Kryeministri shkruan se Ilir Meta dhe Sali Berisha ta harrojnë se Shqipëria kthehet mbrapa por do të ecë drejt përpara, me mund e durim, për t'u bërë ajo që duan fëmijët e saj.

"Kur policia reagoi ndaj një provokatori famoz gjatë ushtrimit të dhunës opozitare tek Kuvendi, Ilir Meta vrapoi në spital për të vizituar heroin e dhunës! Kur policit të shtetit, i nxjerrin syrin dhunuesit me kapuçë të nxitur prej tij e Saliut, Ilir Meta dënon dhunën policore!

Sipas Ilir Metës policia nuk duhet të reagojë, po duhet të dorëzojë Tiranën dhe veten në duart e dhunuesve të verbër, që ai bashkë me Saliun të bëjnë Lulin dhëndër të pushtetit dhe Monikën arkëtare të shtetit, si në kohët e arta të bashkëqeverisjes me plumba mbi protestuesit!

Por Iliri dhe Saliu duhet ta harrojnë se e kthejnë prapë Shqipërinë për përsheshin e tyre dhe sado ëndrra të shohë Luli duke mbajtur lugën në dorë që t'i vijë gjella e Monikës, Shqipëria do të vazhdojë drejt përpara, me mund e durim, për t'u bërë ajo që duan fëmijët e saj!", shkruan Kryeministri në Twitter.

Edhe dje Kryeministri Rama akuzoi opozitën dhe Presidentin Meta si orkestruesit e dhunës, duke i cilwsuar kwto akte si poshtëruese pwr kujtimin e Klodjan Rashës. "Luli, Saliu, Iliri dhe Monika Janë të dëshpëruar se s'kanë asnjë shans të rikthehen në pushtet me zgjedhje", shkroi dje Rama. Ai akuzoi Presidentin Meta dhe ish-Presidentin Berisha si nxitës të dhunës.

Rama ishte mbrëmë në QSUT për të vizituar policët e plagosur nga protestat e fundit. Kryeministri u shpreh e një lukuni ka marrë përsipër të nxjerrë sytë e policëve të shtetit dhe t'i fusë gishtat në sy publikut shqiptar, qytetarëve shqiptarë, familjeve shqiptare.

Ora 14:07
PD i përgjigjet Ramës: Arroganca 7 vjeçare e qeverisë, shkaktarja e vetme e revoltës së të rinjve

PD i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama duke thënë se shkak i vetëm i revoltës së të rinjve ka ardhur si pasojë e arrogancës së qeverisë në këto 7 vite. Gazmend Bardhi  tha se Rama nuk duhet të fajësojë opozitën pasi nxitëse e dhunës, por keqqeverisje e tij.

"Gjuha e urrejtjes dhe përpjekjet e dëshpëruara të Edi Ramës për të fajësuar PD për 7 vitet e dështimit, premtimeve boshe dhe arrogancës së tij, tregojnë sa larg realitetit ku jetojnë shqiptarët, është ky njeri dhe shpura e tij. Keqqeverisja, dhuna dhe arroganca 7 vjeçare e Edi Ramës janë shkaktarët e vetëm të revoltës dhe zemërimit të të rinjve", shkruan bardhi

Ora 13:18
Shkatërrimi i selisë së PS Shkodër, Rama: Terroristët e Boko Haramit dhe opozita në Shqipëri përdorin fëmijët si kamikazë

Shkatërrimi i selisë së PS-së në Shkodër dhe djegia e objekteve nga disa të mitur, kanë sjellë reagimin e kryeministrit Edi Rama duke thënë se vetëm Terroristët e Boko Haramit dhe opozita në Shqipëri përdorin fëmijët si kamikazë. Duke bërë përgjeg3ëjsië opoiztën për nxitjen e dhunës dhe përdorimine  të miturve për këtë, Rama shprehet se kjo është streha e fundit e maskarallëkut të politikës opozitare dhe se shqiptarët të mos pranojnë këtë abuzim ekstrem që po ndodh në vend prej 4 ditësh.

Terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë, nuk janë të parët në radhën e abuzuesve të minorenëve! Historia njeh disa raste kriminale me fëmijët, por që të shfaqej në Shqipëri si streha e fundit e maskarallëkut të politikës opozitare kjo është tejet e dhimbshme! Uroj shumë dhe besoj fort se nuk ka prind demokrat e opozitar që ta pranojë këtë abuzim ekstrem me kalamajtë të udhëheqësve pa atdhe, pa din e as iman, pa shpirt e as tru, të kësaj opozite të mjerë në boshllëkun e saj moral dhe karakterin e saj kriminal! Mos i harroni këto kurrë", shkruan Rama në tëitter,

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • dulja: 13/12/2020 06:33

    Rama ,qendro burre e zbato ligjin mose lejo as njerin te djegin shqiperin bolle MEeeee

    Përgjigju
  • Tore B.: 12/12/2020 21:06

    O Gazi o vllajo me mire bo nonje gje te mire duke i rene marmides nga mbrapa... apo ke kalu ne gojore?

    Përgjigju
  • 20 kalamaj: 12/12/2020 19:33

    O kalma idjot ku i ke trut i ke lën në banjo o idjot i ler të gjitha ato që prishen nuk jan të Edit jan të popullit. Edi sot është nesër nuk është o kalama muti. Edi Ramën e duan mbi 65% e popullit dhe 35 si puna jote që jan idjot se duan o kafsh me fytyr njeriu. Me një fjal ju do i ruani HANXHARIN Edit e do ja boni brisk. Edi Ramën aty e ke dhe nja 12 vjet të tjera o kalama i keq o dreç i zbrit nga mali o kalama turi kali.

    Përgjigju
  • Boko haram: 12/12/2020 15:52

    Tamam boko haram perderisa djegin simbolin e krishtlindjeve

    Përgjigju
  • Gloria: 12/12/2020 15:48

    Ne qofsh burr shkarkoje Voltanen sic bere me Lleshin ose ik se na qave trapin dhe ti me teori fejsbuku

    Përgjigju
    • polici eshte hero: 12/12/2020 15:59

      Burrerine e tregoi me policin qe beri detyren ne 2 te nates. E ben vrases pa gjyq dhe e futen brenda i shkaterruan jeten. Me thoni nje vende ne bote ku kryebashkiakia ben proteste dhe i ve flaken qytetit te vet? Komplet zhgenjim 7 vjet nuk di te menaxhoj 50 shurraker me tuta sportive ne Tirane.

  • Ana: 12/12/2020 15:46

    Përgjigju
  • Qutetari Shqiptar: 12/12/2020 15:44

    I kerkojme Parlamentit te Shqiperise te mblidhet ne Seance te Jashtezakoneshme te denojne Organizuesit te Protestave te cilet vune ne rrjesht te pare femijet minore qe po shkatarojne Qytetet tona te bukura me Stilin e Organizatet Teroriste te BOKA HARAMIT Sahli Berisha Ilir Meta Lulezim Basha dhe Monika Kryhemadhi me denoncim ne Prokurori Se po shkatarojne dhe djegin Shqiperine tone te dashur qe dita dites po behet me e bukur Ligj vendesa mos rrini duar kryq Veproni nje grup Gangsteresh duan te permbysin Shtetin me dhune per te marre pushtetin per nevoja personale Se ora e prangave po Afron !!!

    Përgjigju
  • Jani: 12/12/2020 15:41

    Ke te drejte rama,,,ai hajduti dhenderr dhe ajo plehra-hajdute arketare,,,si mund te vendoset hajdutja monika arketare ....ruajna o zot......

    Përgjigju
  • ------------: 12/12/2020 15:31

    Mire e the; Shqipëria nuk kthehet prapa. Perpara me ta q* rracen ty edhe te gjitha politikaneve ne shqiperi.

    Përgjigju
  • veni: 12/12/2020 15:19

    ashtu eshte o lider, o sulltan i shqiperise, o drejtues i botes. vazhdon ta kete ende fajin saliu edhe tani pas 8 vitesh ti ne pushtet. ik more se ke marre fund bashke me ata qe te rrethojne

    Përgjigju
  • 20 kalamaj: 12/12/2020 14:58

    Ti ulen breket o mafiozi rama, 20 kalamaj ti ulen breket aq keq je ne llum

    Përgjigju
    • Shkodra: 12/12/2020 15:44

      Po te ishte mafioz do vriste kalamojt,ket do ti .

  • Jona: 12/12/2020 14:47

    Aman o Edo mjaft se na lodhe me llafe facebook-u.Terroristet e boko haram arrestohen e u pritet koka.Ti nuk i prek dot nje qime floku Voltanes qe ti vuri flaken PS-se.Nuk ke force as pushtet ta largosh nga detyra,nuk ke force te vendosesh rend.Policia ka deshtuar ne vendosjen e rendit.Boll me llafe se nuk ta var me ad Voltana.

    Përgjigju
  • Andrea braholli: 12/12/2020 14:35

    Te gjithe politican e shqiperise Jane huligane me te bere protesta shkojne djegin shkaterojn vrasin njeres te pa fajshem.. te ngrihemi per protesta po per drejtesi jo per vrasie dhe shkaterime sic beri berisha nano majko meta Monica gjithashtu edhe rama kriminela hajdut tradhetare te kombit shqiptar gjak pires te popullit shqiptar qe e kane mendien per te shkateruar djersen e popullit shqiptar.. dhe vet ata fytyra te ndyra te behen sa me te pasur

    Përgjigju
  • Denisa: 12/12/2020 14:35

    Nje shtet me nje qeveri qe funksionon duhet ta shkarkoj menjeher Voltanen nga detyra si organizuese dhe pjesmarrse ne proteste te dhunshme.Por kjo qeveri shkarkon ministrin e brendshem dhe nuk shkarkon dot nje terroriste si Voltana.Kjo eshte Shqiperia,kjo eshte qeveria,kjo eshte drejtsia shqiptare.Ajo pler sot duhet te ishte pas hekurave per organizim proteste terroriste.Por ka me force Voltana se gjith shteti i Rames.Turp me shum per Ramen se per Voltanen

    Përgjigju
  • Habi: 12/12/2020 14:31

    Ku eshte cudia ne tere kete zallamahi, kush u befasua, kush besoj se eshte proteste popullore a reagim qytetar ?! Te gjithe e dine se kush e organizon kete, jane ato qe dogjen te kryeministria e parlamenti, sot te organizuar neper qytetet e tyre, jane po ato cetat e byrekve e te farave te Cadres Meta - Sali, nuk i kane organizuar ne Tirane se u del numri i “madh” qe kane ! Nje gje eshte e qarte qe Met-Mon e Sal- Bosh nuk jane zgjidhe per kete popull. Jane ne panik sepse Reforna e Drejtesise po ecen dhe ketyre “po i soset vaji kandilit”. Reagimet si keto jane te priteshme, por nuk kane per te mare asgje, sepse askush nuk do parti 97, Sresi e Ciljete, skifteresh e kriminelash ...

    Përgjigju
  • Endri: 12/12/2020 14:23

    O transi PD vazhdoni ne kete rruge se na e kujtoni gjithmone e me shume se cfare plehrash jeni. Edhe ata qe ishin ne medyshje te dalin te votojne apo jo, tani eshte e sigurte qe do dalin, mjafton te mos ua shohim surratin juve ne pushtet o hajduter. Turp per PD qe lindi shprese e perfundoi mburoje per Salehun. Leshelija po shkon atje ku e ka vendin, ne te semes

    Përgjigju
  • Tirona: 12/12/2020 14:04

    Me huliganizmin qe iu be Shkodres dhe sidomos selise te Partise qe drejton vendin , organizatoret qe drejtojne kete huliganizem nga presidenca dhe Gjiri i Lalzit kane kryer nje akt terrorist dhe fashist. SHBA dhe BE duhet te mbajne fjalen qe i kane dhene popullit shqiptare se nese PD dhe LSI perserisin dhunen ndaj institucioneve shteterore do ti quajne Organizate Terroriste. Cfare pret zonja ambasadore e SHBA dhe ambasadoret e tjere , mos presin qe mbasi keta femije te behen terrorista pastaj ta quajne PD dhe LSI parti terroriste!!! O sot o kurre keto dy parti duhet ti shpallni si parti terroriste se po e pergatit femijet si terrorista dhe kriminele te se ardhmes.......

    Përgjigju
  • Me Me: 12/12/2020 14:02

    imagjinoj kta vemjet ne pushtet qe gjuhe tjt nuk dine pervecse dhunes.. edhe e mohojne pa pike turpi kur faktet flasin ne tkundert e duan tna bejne per budallenj.. me cdo vdekje Likja dhe Luli dhe pjesa tjt bejne politike.. A skeni cik shpirt a ? Ca lesh shpirti them un po a skeni cik turp m ? shfrytzoni kalamaj.. ne diten e pare protesta ishte masive u dha mesazhi e qytetaret qe dolen u terhoqen se moren pergjigje.. pse diten e 2 e diten e 3 dhe sot diten e 4 nuk dolen aq shume? sepse jane vetem kta vemjet qe fusin hundet.. Te vrasin dhe arsyen e fundit po tfundit fare qe tbesh ti votosh kto parti funderrina! Hajt se do merni pergjigje me 25 prill a i fitoni a si fitoni 20 deputet.

    Përgjigju
  • Franci: 12/12/2020 13:50

    Përdorimin e fëmijëve e kemi parë vetëm në aktet e shëmtuara të ISIS dhe është për të ardhur keq që këta fëmijë po instrumentalizohen duke bërë xhiron e lajmeve ndërkombëtare si Fëmijë të Egër, të Dhunshëm dhe Primitivë. Shqipëria nuk e meriton këtë baltosje të imazhit në nivel ndërkombëtar. Është një turp i madh dhe kjo forcë politike që i përdor do të marrë përgjigjje ekzemplare me votë në 25 prill...

    Përgjigju
  • Binomi kriminal Like-Berisha: 12/12/2020 13:39

    Te lumte ajo goje,mire e thua zoti kryeminister!Por ketu keni edhe juve gabimin tuaj,sepse mesa mbaj mend une ,pasi e vure kete bandit ne presidence me deshiren e votat e tua,deklarove se ky eshte presidenti me i mire i opozites,keshtuqe ta gezosh ti i pari e per pasoje edhe neve qe na ka ngelur muti ne dere dhe i vijme ere,sepse perseri ti u bere gati ta shkarkoje,ngrite dhe goxha komision per shkeljet e tij kushtetuese dhe me pas,perseri u terhoqe (prape e cuditeshme kjo!) duke e zeruar komisionin e zhurmeshem te Manjes dhe e le ate me nje " verejtje me paralajmerim ne dokumenta",sic veprohej ne kohen e partise se punes! Po gabove dhe nje here do e pesosh! Dhe ai e macja e tij se bashku me mbretershen e kokaines fallxhore,duke e ditur kete, tall hallatet me ty,me ne,me nderkombetaret dhe shijon i pashqetesuar vilen e Lalzit e pasurine e grabitur ne keto 30 vjete,duke u bere si Rokfeleri shqiptar,duke ja kaluar per pasuri dhe vete babait te tij shpirteror,i cili duhej te ishte ne burg me kohe sepse ka shkelur te gjitha nenet e kodit penal ne shqiperi dhe kuptohet se fjala eshte per banditit gjakpires nga vicidoli i cili : dogji shqiperine ne 1997, tentoi e beri grusht shteti ne 1998, hodhi ne ere Gerdecin,pa permendur futjen e sistemit te vjedhjes se zgjedhjeve ne sistem dhe vrasjen e zhdukjen e kundershtareve politike (kujtojme ketu Pashkon e Olldashin);futi,e perhapi drogen ne vend dhe tregetimin e saj me makinat e policise ,duke e shpallur republiken e Lazaratit "Monument kulture te mbrojtur nga shteti mafioz Berishian" dhe shtet brenda shtetit si Vatikani...etj etj.Dhe ne kohen kur i madh e i vogel ka pritur e pret qe keta bandite te vene perpara drejtesise e tu hapen dosjes qindra e mijera faqesh,ata shijojne vilat e tyre ne Lalez dhe perdorin pa hesap parate e grumbulluara per te nxire shqiperine ne syte e te huajve,per te paguar deputete te ndryshem ne Europe e Amerike per te lobuar pro tyre e kunder qeverise tuaj si dhe per te paguar elemente kriminale te bejne ato qe po bejne keto dite,sepse parate e tyre nuk mbarojne kurre,ndaj dhe disa kanale televizive e gazetare vetem tabelen "Paqguhemi nga binomi Like-Berisha" nuk e kane vene,pavareasisht se kushdo e di se kush i paguan e kush i sponsorizon dhe per cfare.Keshtuqe mire u thua ato qe u thua sot,por pervec thenieve duhet dhe veprim dhe po te ka mbetur ndopak mendje akoma degjo ato qe shpreh ne vazhdimesiFrrok Cupi,Spartaqk Ngjela ,Mero Baze,Carlo Bollino,Viktor Malaj,Muc Nano.Bedri Islami dhe qe thoshte ne vecanti i paharruari Andrea Stefani e ndonje tjeter burre me mend ne kete vend dhe vepro me kurajo kunder ketyre banditeve me poste,pushtet e imunitet.Dhe 5 dite po te rrish atje ku je,por te rrish me dinjitet dhe si lab qe je e jo ti sulmosh ata me fjale dhe kur vjen puna te zbatosh ligjin,si ne rastin e like floririt,te terhiqesh.Pse tha Venecia qe e ka shkelur kushtetuten,por jo shume por pak, bere mbrappa ti? Kesaj i thone "eshte shtatzane vajza,por jo shume por pak!!!"Turp.Ai kodosh e bir kodoshi duhet shkarkuar menjehere se e ka mbushur kupen me kohe dhe me sa di une populli shqiptar te ka zgjedhur ty e partine socialiste te qeverrise e jo komisionin e venecies,e cila jep mendime fakultative e influencohet jo pak nga shpifjet e ketyre bandave kriminale,te cilat e zbatojne pike per pike skenaris UDB-ist te strategut jugosllav Sheshel ne shqiperi.Ne se nuk e ke kuptuar kete akoma ,kot qe rri aty ku je dhe hape krahun e leri te lire te tallin trapin me ne te pashpreset!

    Përgjigju
  • Asnjanësi: 12/12/2020 13:31

    Kisha vendosur që kësaj here mos të votoja sepse dhe unë shikoj që Rama ka shumë mangësira në drejtim, por me këto tre ditë djegie e shkatërrim në emër të vrasjes së një të riu, që në fakt vetëm me dhimbjen ska lidhje, vendosa që do të votoj PS, dhe kjo vetëm sepse nuk mund të imagjinoj një PD që të drejtoj vendin me këtë mentalitet shkatërrimi dhe degradimi moral në vitin 2021.

    Përgjigju
    • hahah: 12/12/2020 15:17

      nga bodrumi i rames e shkruajte or palle

  • Euro Maloku: 12/12/2020 13:20

    Shkodrenjte jane te zbritur nga malet dhe duan shekuj te qyteterohen. Thjeshte bageti.... Vet kane per ti paguar te gjitha,por egersia patologjike nuk i le te arsyetojne. Neser,pas neser do te paguajne me shume taksa per te riparuar demet materjale, por truri i tyre nuk arrin...

    Përgjigju
    • o palle: 12/12/2020 15:18

      ti or palle as te thoji i gishtit te vogel te kembes se majte nuk i afrohesh shkodres, jo me tjeter kund.

  • UKU MOMLIT: 12/12/2020 13:20

    Hahahahahaha edirama,mos te pastë rene flama. Mbi 60% e popullit shqiptar te percepton si roje besnike te korrupsionit shteteror shqiptar te 30 viteve te fundit. Hahahahahaha

    Përgjigju
    • Hahaha: 12/12/2020 14:36

      Ke ngatarru perqindjen, 70% e shqiptareve njohin PD si parti Shpellash, dhe kjo nuk harron tja kujtoj cdo 6 muaj me Parkun e lojrave te Lalit, me djegjen e institucioneve, deri tek karroca e babagjyshit me dreret e pemen e krishtlindjeve

    • UKU MOMLIT: 12/12/2020 13:48

      Si militante apo fansa nuk po theme degjenerata,mos e mbuloni më me llum in e korruptuar kryeministrin aktual shqiptar.

    • Shume filma shikon o debil: 12/12/2020 13:31

      60% o debil me syze?? Apo 6 ,% o kafshe me syze?? Ku i ke te ndershmit o debil?? Nga disa kafshe si ty jeton sala lulka dhe likjia.se ju fashista nuk do beheni kurre demokrat se jeni fashista me ide komuniste

    • @ujku momlit: 12/12/2020 13:25

      Të shkërdheftë ariu shtëpinë o ujku momlit, po dakort rama eshte hajdut dhe i bëka të gjitha, po cfar faji kanë tabelat në rrugë, cfarë faji kanë pemët e krishtlindjeve?? Të qifsha robt ty dhe atyre që mendojnë si ty, ka shumë mutër e fisqira që mendojnë si ty prandaj nuk bëhet Shqipëria.

  • Saliu: 12/12/2020 13:10

    Batha batha po i kokërr, ngelem te fajin e ka Saliu.

    Përgjigju
  • LORA: 12/12/2020 13:04

    Ne kater ditet e fundit te huliganizmit dhe antishqiptarizmit ekzemlar,babalet e vetdjegun e shpalosen teresisht "programin" e tyre te shtetshkaterrimit,per garen e 25 prillit 2021. Ky eshte ndryshimi qe ata e garantojne,me siguri te pacenueshme. Tung.

    Përgjigju
  • BABULI TA NGULI: 12/12/2020 12:55

    Edi Rama ke plotësisht të drejt por ti duhet të bësh një kritik shum të fort. Ktë mutin e madh që qelbet er e vure ti president në një koh që ti e dije që ky ishte hajdut e kriminel.

    Përgjigju
    • Arbëri: 12/12/2020 13:29

      Po të mos ishte në presidencë ky plehër , sot do ishte djegur vendi . Nga këtu nuk guxon të lëviz ky plehër përveq se bën ham ham me gojë !

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?