Erion Brace dhe Klevis Balliu gjatë debatit dje te 'Ekonomia'

Dhuna, unë, një deputet, ‘826.5 milionë € të vjedhura sipas KLSH’ dhe fashizmi i ri që duhet të marrë përgjigje!

21 Qershor 2018, 09:56| Përditesimi: 21 Qershor 2018, 10:20

  • Share

Pasi lexova me pahir të gjitha gazetat dhe portalet, të cilat edhe pse nuk kishin asnjë gazetar-asnjë po them, në mbledhjen e djeshme të komisionit të Ekonomisë, kanë shkruar per “tensionin” tim, “llogarinë” që më paskeshin kërkuar e për të cilën unë nuk kisha çfarë të thoja;

Po i bie shkurt:

E para, mua nuk më kërkon dot kush llogari veç atyre që më kanë votuar e besuar;

E dyta, një deputet aty ka folur për:

“129 tendera me vlerë 90 milion euro” të kompanisë “Fusha”;

“826.5 milion euro të vjedhura sipas KLSH” vetëm për vitin 2017- të nga qeveria aktuale;

“47 kallëzime të KLSH të mbyllura nga prokurorja aktuale”, identifikuar me këtë qeveri.

I jam përgjigjur kështu:

Nuk kam lejuar dhe nuk do lejoj kurrë që komisioni që unë drejtoj, të kthehet në një instrument gjobvënie ndaj kompanive, cilatdo qofshin ato;

Për të folur për numra, shifra, duhet të dish dhe minimumi të lexosh, për to nuk mund të flasë asnjë i paditur dhe askush që e ka frikë të lexuarin;

Raporti i KLSH, shifrat e “dëmit të pretenduar ekonomik”, përfshi dhe vlerën e llahtarshme prej 826.5 milion eurosh, janë verifikuar nga unë, në prezence të kryetarit të KLSH ne mbledhjen e komisionit ku opozita zgjodhi të mos jetë;

Ne faqen 132 te raportit te KLSH, ne tabelen e emertuar:

“Evidenca e pasqyrimit te parregullsive te dispozitave ne fuqi, per te ardhura te munguara ose shpenzime jo ne perputhje me parimin e efektivitetit, eficences dhe ekonomicitetit, te cilat kane sjelle efekt negativ financiar ne te ardhurat dhe subjekteve dhe Buxhetit te Shtetit”, eshte bere shume e qarte:

19.734. 800. 000 leke -Agjencia Kombetare e Burimeve Natyrore ne disa vite, pjesa me e madhe nen Qeveri tjeter (gjetje te KLSH pas auditimit te kontratave hidrokarbure te Bankers Oil, Stream Oil etj, para per te cilat qeveria ka hapur procese gjyqesore, madje eshte sulmuar nga Sali Berisha etj per kete veprim)

50.294. 500. 000 leke -Autoriteti i Mbikqyrjes se Lojrave te Fatit (gjetje te KLSH pas operacionit Fundi i Marrezise, llogaritur si gjoba qe duhet te ishin mbajtur per cdo makine te lojrave elektronike te fatit, te parregjistruar dhe sekuestruar nga agjencite ligjzbatuese te shtetit)

Pra, nga totali prej 92. 677. 032. 000 leke te pretenduara nga KLSH si parregullsi, te ardhura te munguara ne buxhetin e shtetit etj, thuajse 70 miliarde leke jane vetem keto dy zera.

KLSH flet shumë qartë dhe as që bën fjalë për “vjedhjen e 826.5 milion eurove” në një vit;

Për të folur për prokurorinë, veçanërisht për ta akuzuar atë, duhen fakte të qarta e konkrete.

Nga dhjetori i vitit që shkoi e deri tani, KLSH ka adresuar në prokurori 6-7 kallëzime, të gjitha në proces shqyrtimi atje;

Shifra e pretenduar prej 47 kallëzimesh të pushuara nga prokuroria, i referohet tërësisht një kohe tjetër, kohë kur në prokurori nuk drejtonte prokurorja aktuale.

Kryetari i KLSH ka referuar në komision se po i ndjek të gjitha cështjet në rrugë gjyqësore dhe unë e mbeshtes në këtë përpjekje të vështirë.

Kur po thoja tamam këto, deputeti i propagandës, i rrëzuar tërësisht nga faktet, nisi të ndërpresë, të pengojë fjalën time. Natyrisht që unë e refuzoj këtë lloj dhune të ndyrë në komisionin që unë drejtoj.

Pikërisht për këtë arsye, pa pikën e tensionit dhe i pandikuar hiç nga “kërkesa e llogarisë”, vendosa të ndërpres mbledhjen dhe t'i kërkoj deputetit në fjalë të largohet nga komisioni ku nuk është as anëtar.

Kaq ishte.

Ndërkohë, tjetër gjë ka ndodhur për dy ditë në komision që duhet të përbënte lajm, madje duhet të nxiste edhe një debat të madh.

Nje dite me pare, kryetari i minorances ne Kuvend, mbajti nje ligjerate te gjate kunder Komisionit Evropian, ekzekutivi i Bashkimit Evropian.

Njeriu që thote duke bërtitur se kërkon të çelen negociatat e Shqipërisë për anëtarësim në BE, sulmoi egzekutivin e BE si te pabesueshem, madje duke aluduar “te korruptuar”, për një arsye- rekomandimin pa kushte të çeljes së negociatave me Shqipërinë.

Dje, deputeti llogarikerkues, mbajti nje fjalim fashist, kundër “njerëzve të Sulltanit”, referuar refugjatëve siriane, të cilit sipas tij, partisë së djathtë të Lulzim Bashës dhe partise së majtë të Monika Kryemadhit, duhet të trajtohen si terroristë dhe nuk duhet të mirëpriten kërkund.

Natyrisht, këtyre po ju foli Sali Berisha hidhen me kokë dhe tejkalojnë llogjikën njerëzore, duke rënë në ligjërime FASHISTE!

Unë nuk e di nëse në këtë vend do ndërtohen kampe për të pritur refugjatë sirianë që mbyten deteve të Mesdheut.

Por, jam kundër këtij fashizmi të ri që po shfaqet po aq dhunshëm sa i vjetri në këtë vend.

Është i ndyrë dhe kurrë përfaqësues për vendin tonë, prekur gjërësisht nga fenomeni i emigrimit për njëmijë e një arsye.

Ky lloj fashizmi që është djathtas, majtas dhe, për fat të keq ka kompleksuar në palcë qeverinë- deri aty sa dikush citohet të ketë kundërshtuar me një cinizëm të pashoq në raport me vetë detyrën qe ka, duhet të marrë vemendje, duhet të marrë përgjigje.

Menjëherë madje.

Komento

Komente

  • Legen: 22/06/2018 07:00

    Ik se je bere komplet legen. Po per tenderat e Fushes, Abazit etj. etj. pse nuk flet, apo aq e ke takatin zotrote. Komplet gore, po tallin menderen edhe te tute me ty tani o bibilush i vogel. Merr ate rroge plako, kap ndonje llokem me me byrazerin tend dhe bej gam gam.

    Përgjigju
    • Maks: 22/06/2018 11:19

      Te gjith politikanet hajduter duher ven ligjet kineze nga nje plum mbad qafe dhe pasuria tu sekuestrohet dhe tju jepen te varferve pastaj do i shihni sa te mir do behen sdo u vej mendja kurr te merren me politik

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?