Policia e Elbasanit

Dhunë në familje, prangosen 2 persona në Elbasan, njëri prej tyre i shpallur në kërkim

17 Janar 2022, 11:27| Përditesimi: 17 Janar 2022, 11:28

  • Share

2 persona janë vënë në pranga nga policia e Elbasanit për dhunë në familje. I pari një 37-vjeçar i cili akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten. Ndërsa i dytë është Adem Shabani, i dënuar nga gjykata me 6 muaj burg me të njëjtën akuzë.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin D. U., 37 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes të tij. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u bë ndalimi i shtetasit në kërkim Adem Shabani, banues në Elbasan, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale "Dhuna në familje”.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftim.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?