Foto ilustruese

Dhunë në familje, të dehur në timon dhe pa patentë, shtatë të arrestuar në Tiranë! Një 18-vjeçare në kërkim pasi plagosi të renë me thikë

25 Janar 2022, 13:15| Përditesimi: 25 Janar 2022, 13:17

  • Share

Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale ndërsa nën hetim janë 3 të tjerë. Sakaq, një tjetër është shpallur në kërkim pasi ka goditur me thikë një person.

L.H., 35 vjeç dhe L.A., 39 vjeç janë arrestuar pasi kanë dhunuar bashkëshortet e tyre. Ndërsa 24-vjeçari me inicialet M.T., ka rënë në pranga pasi u kap i dehur në timon.

‘Rrugorja’ ka arrestuar edhe një 22-vjeçar i cili aksidentoi një 62-vjeçare me inicialet V.P., e cila ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

30-vjeçari S.K., është prangosur pasi u kap duke drejtuar makinën pa patentë ndërsa M.M., 50 vjeç, dhe K.Ç., 47 vjeç, për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

18-vjeçarja me inicialet M.Z., është shpallur në kërkim nga policia pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës një 20-vjeçare, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Nën hetim nga policia janë E. Ll., 23 vjeç, T. L., 24 vjeç dhe G. M., 37 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?