Tre persona të dyshuar për sulmin fizik ndaj shtetasve shqiptarë në Mal të Zi janë identifikuar bën me dije Policia e Malit të Zi përmes një njoftimi.
“Sot në orët e pasdites përmes telefonit është raportuar në shërbimin kujdestar të Departamentit të Sigurisë në Herceg Novi se në rrugën kryesore në qytetin e Zelenikës në Malin e Zi ka pasur shkelje të rendit dhe qetësisë publike nga disa persona të panjohur", shkruajnë mediet malazeze.
"Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një situate në komunikim në trafik".
Lajmi kryesor:
VIDEO/ 3 shqiptarë rrihen barbarisht nga një grup personash në Mal të Zi, pamjet e të rinjve me plagë e të nxira! Policia: Po udhëtonin me makinë, u sulmuan pa shkak (Emrat)
B.K/ReportTv.al