Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi, përmes një njoftimi postimi në facebook mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të shtunë në Herceg Nov, ku 3 të rinj shqiptarë u dhunuan nga 7 persona, bën me dije se që në momentin e parë që është informuar në lidhje me rastin, ka marrë në mbrojtje të rinjtë e dhunuar dhe po u ofron çdo shërbim të nevojshëm.
"Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi po ndjek nga afër ngjarjen e pasdites së sotme, ku tre shtetas shqiptarë janë dhunuar në zonën e Zelenika-s, pranë qytetit Herceg Novi. Që prej momentit të parë kur jemi njoftuar, jemi vënë në kontakt me shtetasit, i kemi marrë në mbrojtje dhe po i ofrojmë çdo shërbim të nevojshëm, përfshirë edhe atë ligjor.
Një përfaqësues i ambasadës ka udhëtuar drejt zonës, ndërsa kemi kërkuar nga policia dhe autoritetet ligjzbatuese zbardhjen e ngjarjes dhe ndëshkimin e autorëve. Shtetasit shqiptarë të asistuar nga ambasada kanë bërë denoncimin pranë autoriteteve policore malazeze", njofton ambasada.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ 3 shqiptarë rrihen barbarisht nga një grup personash në Mal të Zi, pamjet e të rinjve me plagë e të nxira! Policia: Po udhëtonin me makinë, u sulmuan pa shkak (Emrat)
B.K/ReportTv.al