Dhunimi i tre shqiptarëve, reagon Unioni Demokratik i Shqiptarëve në Mal të Zi: E papranueshme, të zbardhen menjëherë rrethanat

8 Janar, 12:32| Përditesimi: 8 Janar, 12:33

  • Share

1704568137_malizi.png

Unioni Demokratik i shqiptarëve në Malin e Zi ka reaguar ndaj rrahjes barbare të tre të rinjve shqiptarë, duke kërkuar një shpjegim për incidentin. Kreu i unionit, Mehmet Zenka, e cilëson sulmin të papranueshëm dhe kërkon nga autoritetet dhe kryeministri Milojko Spajiç që të zbardhen menjëherë rrethanat.

“DUA u bën thirrje urgjentisht organeve përgjegjëse si dhe kryeministrit Milojko Spajiç dhe ministrit të Punëve të Brendshme Danilo Saranoviç që të marrin të gjitha masat e duhura për të zbardhur rrethanat e sjelljes së papranueshme ndaj tre shtetasve shqiptarë. Duam të dimë se cili është shkaku i këtij qëndrimi”, thuhet në njoftim.


Lajmi kryesor:

Dhuna ndaj 3 shqiptarëve në Malin e Zi, dyshohet se u konfiktuan për radhën e zbritjes nga trageti! Në pranga 3 malazezë


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?