Njerku Alfred Kazanxhi dhe djali i bashkëjetueses

Dhunoi djalin 3-vjeçar të bashkëjetueses duke i shkaktuar fraktura, njerku dënohet me 8 vite burg! Si ndodhi ngjarja makabre 2 vite më parë

18 Janar 2022, 11:35| Përditesimi: 18 Janar 2022, 11:38

  • Share

Alfred Kazanxhi, njerku 37-vjeçar që dhunoi fëmijën 3-vjeçar të bashkëjetueses së tij në vitin 2020, është dënuar nga gjykata me 12 vite burg. Kazanxhi përfiton ulje të dënimit dhe përfundimisht është dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e Tiranës.

Kazanxhi kërkoi ndryshim të vendimit në Gjykatën e Apelit nga “Keqtrajtim i të miturit” në atë të “Braktisje e të miturit”, por pas shqyrtimit, Apeli vendosi lënien në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës.

Ngjarja makabër ka ndodhur në prill të vitit 2020 në Kamëz. 37-vjeçari asokohe keqtrajtoi djalin 3-vjeçar të bashkëjetueses duke i shkaktuar fraktura të rënda. Më pas, i mituri përfundoi në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Vogëlushi është dërguar më 24 prill në orën 12.00 në Spitalin e Traumës nga nëna dhe bashkëjetuesi i saj, ndërsa sipas mjekëve gjendja ishte shumë e rëndë me shenja dhune dhe fraktura në gjithë trupin.

Report Tv mësoi ekskluzivisht në vitin 2020 se nga dëshmia e mjekes që është kujdesur e para për të voglin, 3-vjeçari i është shprehur: Më rrahu mami dhe babi.

“Ankohej për dhimbje, kërkonte mamanë e tij dhe qante vazhdimisht”, është shprehur mjekja asokohe.

Gruaja, A.Hoxha ndodhej tek fqinjët, ku prej disa muajsh punonte në familjen e tyre për pastrim dhe për t’u kujdesur për vajzën e tyre invalide. Prej dy muajsh, A.Hoxha dhe bashkëjetuesi Alfred Kazanxhi jetonin me qira në një apartament në lagjen “Bulevardi Blu” në Kamëz, ndërsa më herët kishin jetuar në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?